BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Ekonomia

Eksperti i njohur i ekonomisë tregon katër mënyrat e thjeshta që do t’i japin zgjidhje çdo problemi të pensionistëve në Shqipëri, nga rritja e pensioneve, te gjetja shumë kollaj e viteve të punës

Eksperti i njohur i ekonomisë tregon katër mënyrat e thjeshta

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka folur për marrëveshjen e pensioneve që ka nënshkruar vendi ynë me Italinë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai shprehet se deklaratën e Ramës nga Italia se nga marrëveshja do të përfitojnë 421 mijë shqiptarë është një fasadë e qeverisë dhe propagandë, pasi qytetarët ende vazhdojnë kalvarin e mundimeve nëpër gjykata që t’ju njihet pensioni. Nga ana tjetër, mos deklarimi i siguracioneve të punonjësve apo dhe deklarimet fiktive të pagave nga vetë biznesi, Hoxha i konsideron si një problem për qytetarin pasi do t’ju njihen më pak vlerë kontribuuese e rrjedhimisht do të trajtohen me pension të ulët. Gjithashtu eksperti trajton dhe faktorët ndikues që frenojnë rregullimin e skemës së pensioneve ku apelon Institutin e Sigurimeve Shoqërore si përgjegjëse për gjetjen e viteve të punës nëpërmjet listë pagesave që kanë dalë nga borderotë e bizneseve.

-Rama gjatë vizitës me shqiptarët në Milano tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e lidhur me Italinë, si e komentoni këtë deklaratë apo thjesht një propagandë për zgjedhjet 2025?

Kjo deklaratë nuk është gjë tjetër veçse vjen nga një qeveri fasadë dhe këtë e bën vetëm për të tërhequr vëmendjen e bashkatdhetarëve të cilët janë në hall sepse të huaj quhen në vendin e tyre dhe të huaj atje ku kontribuojë dhe punojnë. Akt-marrëveshja u krijua për t’ju ardhur në ndihmë shqiptarëve të cilët kanë një pjesë të periudhës së punës këtu në Shqipëri. Por qeveria shqiptare me 1000 bela, mundohet t’i pengojë dhe i pengon aktualisht sot për të marrë një pension në vendin e tyre të lindjes. Për të gjithë kontributet se është Rama apo se nuk është Rama, për kontributet që shtetasit shqiptar kanë dhënë në shtetin Italian apo në vendet e tjera të Europës, askush nuk ua mohon të drejtat për kontributet që kanë derdhur. Problemi qëndron për atë pjesë që pretendohet se do të bëhet bashkimi i vjetërsisë në punë të periudhave që kanë kontribuar në Shqipëri. Sot nëpër gjykatat shqiptare janë rreth 115 mijë shqiptarë të cilët nuk gjejnë të drejtën në vendin e tyre e jo më ta gjejnë vendin në vendet e Europës, pasi pjesa më e madhe e gjyqeve që vazhdojnë kalvarin e tyre prej disa vitesh, janë me sigurimeve shoqërore. Pikërisht se lartmadhëria bën propagandë për këtë gjë dhe nuk i njeh vitet e siguruara pasi nxjerr ligjin 169/2020 dhe askush nuk e dëgjon dhe deklaratat i bën vetëm në aparencë që do iu bashkohen vitet e pensioneve dhe njerëzit nuk kanë dokumenta e shkojnë vërdallë nëpër gjyqe.

- Mos deklarimi i siguracioneve të punonjësve nga biznesi në ISSH, a ndikon si faktor çrregullues në skemën e pensioneve?

Patjetër, pasi kjo gjë ka ndikimin e vetë sepse njerëzit duke mos patur kontributet e tyre ka një efekt të dyfishtë pasi njerëzit që do të marrin pensionet në Itali dhe vendet e tjera ku janë nënshkruar marrëveshjet do të marrin dhe kontributet. Atë pjesë që shqiptarët kanë kontribuar këtu. Por këtu është një pikë PPP-je që vazhdon vjedhjet e vazhdueshme dhe shkon deri aty sa vjedhin edhe fondet e sigurimeve shoqërore të njerëzve që janë në nevojë. Në vendin tonë ka biznese që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve, kanë punonjës të cilët punojnë akoma në të zezë, siç ishte rasti i deputetit të Lushnjës ku iu gjetën punonjës të cilët punonin në të zezë babë e bir. Inspektorati i Punës ngre zërin vetëm kur ka raste të punonjësve që dëmtohen në vendin e punës, deri në humbje jete, pasi nuk e ka në praktikën e saj për të kontrolluar biznesin për kushtet e sigurisë.

-Deklarimi i pagës fiktive të punonjësit a bën që kjo gjë të çekuilibrojë ekonominë e vendit dhe mirëqenien e punonjësit?

Sigurisht, kur punonjësit nuk i deklaron pagën reale, mbase mund t’i duket mirë kur merr rrogën se i duket si diçka më shumë pasi pjesën tjetër e merr nën dorë por kur të vij koha e pensionit, ai ka kontribuar më pak e rrjedhimisht do të marr një pension më të ulët. Këto janë të gjithë faktor ekonomik të lidhura me pensionet.

-Për vite me radhe skema e pensioneve shihet si një problem madhor duke ndikuar ne mos rritjen e pensioneve dinjitoze, çfarë faktorësh real radhisni për rregullimin e kësaj gjeje?

Këtu janë tre-katër probleme që rregullohen por nuk duan që t’i rregullojnë. Së pari, është standardizimi i  dokumentave. Sepse mbi bazën e dokumentave do të kalkulohet pensioni. Pra, shteti nuk i ka këto. Së dyti, në ligjin e sigurimeve shoqërore është parashikuar që nga viti 1994 e në vazhdim duhet të kenë edhe listën me vitet e pagës. Sot iu mungojnë Sigurimeve Shoqërore në rang republike 910 mijë listë-pagesa. Si do t’i gjejnë vitet e punës, pasi secili nga ne apo të afërmit tonë i kanë vitet bosh në siguracione pasi nuk kanë patur listë pagesa. Sot jo vetëm bizneset private por ka dhe subjekte shtetërore të cilat nuk kanë derdhur sigurime shoqërore për punonjësin dhe i kanë muajt dhe vitet bosh. Në drejtoritë rajonale të Policisë ku më vijnë në zyrë në mënyrë të vazhdueshme në zyrë dhe konstatoj që këto persona nuk kanë të deklaruar pagat. I drejtohem Sigurimeve Shoqërore që e kanë për detyrë për të gjetur sa e kanë patur pagën për të parë listë-pagesat, kur nuk ka ndodhur gjë, ku bëhet fjalë për vitet 2004, 2005 e deri në 2011.

Intervistoi

Xhoana Vraniçi