Xhoana Vraniçi
Ekspertja e njohur e ekonomisë, Teuta Nunaj ka nxjerrë disa informacione të rëndësishme në lidhje me rritjen e pagave që do të ndodhë më 1 korrik, pra sot. Teksa janë zbuluar kategoritë që përfitojnë, zonja Nunaj ka thënë në një intervistë televizive për “SCAN TV”, se rendimenti i punonjësve në administratën publike nuk është i njëjtë. Sipas saj, ka shumë individë të cilët janë shumë pasiv, por ka dhe individë të cilët janë shumë aktiv të cilët kryejnë më shumë se një punë. Në këtë këndvështrim të kësaj analize, ajo gjykon se është e pamjaftueshme kjo rritje dhe ndaj në këtë rast gjithmonë duhet parë për të mos u lënë pa u rregulluar.
Rritja e pagave
Teuta Nunaj ka folur edhe për rrezikun që mund të sjellë financimi i rritjes së pagave bazuar pikërisht tek rritja ekonomike. E pyetur nëse përbën kjo rrezik sepse mund të supozohet të ndodhë një krizë, sikurse ka ndodhur në të kaluarën dhe ky financim nuk vjen më nga rritja ekonomike, ajo tha se kjo nuk është një rritje që i përket vetëm një viti ushtrimor. “Në arsyetimin tuaj ka një logjikë ekonomike, por kur flasim për rritje të pagave është një rritje që nga ky moment dhe është në vazhdimësi, për çdo vit për individët që janë të punësuar në administratën publike. Pra nuk është një rritje që i përket vetëm një viti ushtrimor. Pra, nuk është në formën e shpërblimit që qeveria e jep më formën e shpërblimit, që këtë vit qeveria e jep dhe vitin tjetër nuk e jep. Kështu që automatikisht janë kosto apo shpenzime publike që gjenerohen ndër vite. Nëse ne do ta marrim ngushtësisht në aspektin pra meqenëse kemi rritje të të ardhurave ose të të hyrave publike, automatikisht qeveria gjykon në këtë rast pasi ne do të bëjmë dhe një rritje. Por, nga ana tjetër, në këtë rast, duke qenë se këto rritje, janë realisht të kufizuara, pavarësisht se mund të duken rritje të mëdha, 20 mijë lekë +, por sërish janë më të kufizuara sepse aty kanë brenda edhe atë normë inflacioni. Pra, paga e punonjësit, përpara një viti ose sot, blen më pak njësi mall sesa e njëjta pagë që është blerë 5 vite më parë po të marrim parasysh krizën e 2019-ës. Minimalisht kjo pagë shkon në ato nivele sa i përket njësisë së blerjes, pra në vetvete jo paga në lekë por paga kundrejt blerjes së një njësie, pasi paga përdoret e nuk lihet aty e të shtohet si vlerë. Në këtë këndvështrim, të këtij rasti themi se kjo rritje page është shoqëruar me këtë indeksim sepse dhe qeveria ka mbledhur më shumë të ardhura si pasojë e TVH-së së lartë. Çmimi më i lartë i produktit, automatikisht ka prodhuar tatime më të larta dhe kur flasim për një ekonomi në zhvillim, këto paga janë në rritëm rritje që nuk i cenojnë parametrat makro-ekonomik të vendit”, tha ajo.
Rritja e pagave sipas kategorive
Teuta Nunaj ka folur edhe për kategoritë që kanë përfituar rritje page. -Mësues ( nivel i mesëm, i lartë) është 79 mijë bëhet- 98.5 mijë. Mësues ( nivel i mesëm, i ulet) është 75. 8 mijë bëhet- 96 mijë -Mësues cikli fillor është 72.4 mijë dhe bëhet 95.2 mijë. Mjeket +20 mijë Infermierët +15 mijë. Administrata shëndetësore +15-20 %. E pyetur nëse një reformë e tillë duhej ndërmarrë në këto momente, pavarësisht se inflacioni është ngadalësuar dhe jemi drejt mbylljes së një periudhe me inflacion të lartë, ajo tha se gjithë këto mungesa të rritjeve ndër vite, ku të mbledhim të gjithë inflacionet na japin këtë rritje page. “Aktualisht në këtë rast kemi të bëjmë me një rritje që dhe ju vetë e cekët disi të lartë në vlerë por duhet të kemi një gjë në konsideratë të cilën e vijuam në analizë. Në gjithë këto vite nuk është bërë asnjë rritje page në administratën publike dhe asnjë indeksim page për normë inflacioni në administratën publike dhe nëse ne do të kishim një indeksim page për normë inflacioni, automatikisht nuk do të kishim rritje page. Pra, të gjitha këto mungesa të rritjeve ndër vite, ku të mbledhim të gjithë inflacionet na japin këtë rritje page. Kështu që në këtë këndvështrim analize ne nuk do të themi që është një rritje e cila ka ardhur që thjesht po e rris por është një rritje si pasojë e indeksimeve. Nëse ne do të mbledhim të gjithë normat e indeksimeve të inflacionit të 10 viteve, ne do të shohim në këtë rast që produkti në fund do të jetë i njëjtë ose me diferenca shumë pak të vogla. Edhe pse mund të duket një rritje e lartë, sërish në këtë rast jemi në të njëjtat nivele dhe duhet theksuar që kjo rritje bëhet më me pak bruto”, tha ekspertja.
Pensionet
Gjithashtu Znj.Nunaj ka folur edhe për skemën e sigurimeve shoqërore që ka nisur të shfaqet në performancë pozitive. Sipas saj, pensionet do të rriten. “Absolutisht që po pasi ne thamë se të ardhurat e një punonjësi, gjenerohen dhe tre të ardhura të tjera në këtë rast, si kontributet e sigurimeve shoqërore-shëndetësore dhe njëkohësisht tatimet. Sa më të larta pagat, aq më të shumë shpenzojnë individët por në këtë rast, aq më shumë të ardhura futet në buxhetin e shtetit. Skema e pensioneve në këtë rast ka krijuar një varësi shumë të madhe nga ana e shtetit dhe kjo performancë e mirë ka një meritë vetë skema e mbledhjes së të ardhurave por ka një meritë në këtë rast si performancë pozitive. Kur të zvogëlohet ky hendeku edhe nga fakti që kemi rritur si pagën minimale dhe rritja e pagave në administratën publike pasi kemi të bëjmë me ¼ e individëve të cilët janë të deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore. Kontributi i personave të cilët kanë të deklaruar pagën në këtë rast sigurimi si shëndetësor dhe ai shoqëror është më i lartë. Kjo e ndihmon skemën për të zvogëluar hendekun që është mes kontributeve direkte dhe shpenzimeve për pension por nuk e zgjidh problemin e skemës sepse hendeku vijon të jetë ende shumë i lartë. Duke qenë hendeku i lartë, financimi nga buxheti i shtetit është edhe më i lartë sepse zëri i kontributeve është një zë buxhetor. Nga buxheti i shtetit bëhet pagesa e pensioneve. Në anën tjetër në këtë rast një rritje të ndjeshme në këtë rast, të këtyre kontributeve ndihmon jo vetëm në të ardhmen për pensionet të jenë disi dhe më të larta por thamë që zvogëlohet ky hendeku për t’i dhënë mundësinë në këtë rast që të ndikojë në sektorin privat që të ketë një rivlerësim të pagave të punonjësve”, tha ajo.
Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit
Po ashtu ekspertja e ekonomisë ka komentuar edhe pagat te sektori i Forcave të Armatosura, p.sh., një gjeneral ka një pagë rreth 190 mijë lekë dhe zbret në varësi të gradave e deri tek ushtari në 710 mijë lekë. E njëjta tendencë në rritje është dhe përsa i përket forcave zjarrfikës. E pyetur nëse tashmë kemi të bëjmë me një profesion më dinjitoze duke marrë parasysh dhe rreziku që ndikon, ajo tha se këtë rast nëse ne flasim për cilësim rreziku. “Aktualisht në këtë rast nëse ne flasim për cilësim rreziku, siç e cekët ju krahas të gjithë sektorit të ushtrisë në të gjitha nivelet, krahas sektorit të zjarrfikësve si dhe sektorit të policisë së burgjeve dhe policia e shtetit janë sektor të cilët kanë dy element. E para kanë rrezikun në nivel më të lartë dhe e dyta vështirësinë e punës e kanë në nivel më të lartë. Nëse marrim sektorin e burgut ai punon brenda një burgu, pavarësisht se shkon në punë, por në vetvete 8 orë i kalon aty brenda dhe masa e riskut dhe rrezikut është më e madhe, ndaj gjykohet në këtë rast që këta punonjës duhet ta kenë dhe shumë herë më të lartë rrogën në mënyrë që dinjiteti i tyre gjithmonë dhe më i lartë”, përfundoi ajo.