BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Ekonomia

Euro sërish në 'pikiatë', bie në nivelin më të ulët që nga 7 dhjetori, ja me sa këmbehet monedha europiane

Euro sërish në 'pikiatë', bie në nivelin më

Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon rënien dhe ka prekur një nivel të ri minimal për vitin 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 101.65 lekë, duke zbritur për herë të parë këtë vit poshtë kufirit të 102 lekëve. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro-Lek që nga data 7 dhjetor 2023.

Ritmet e rënies vjetore të kursit Euro-Lek janë përshpejtuar dhe aktualisht monedha europiane këmbehet në rënie, me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Euro sërish në 'pikiatë', bie në nivelin më

Në kah të kundërt ka lëvizur Dollari Amerikan, që të enjten është rritur me 0.74 lekë dhe ka arritur në kuotën e 94.7 lekëve, duke reflektuar një forcim të monedhës amerikane ndaj Euros në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, edhe në rastin e dollarit, tendenca më afatgjatë paraqitet në rënie. Me bazë vjetore, edhe dollari është në rënie me 8.4%.

Në rënie është edhe Paundi Britanik, që të enjten u këmbye me 118.74 lekë, niveli më i ulët për vitin 2024. Kursi i Paundit me Lekun është rënie me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e monedhës europiane në treg paraqitet e lartë, në linjë me pritshmëritë për një rritje më të mëtejshme të shifrave të turizmit për këtë vit. Ky efekt tashmë po ndihet në pjesën më të madhe të vitit dhe nuk është më i lidhur vetëm me sezonin veror, kur gjithsesi shënon periudhën e pikut.

Forcimi i Lekut po mbështet rënien e inflacionit, që në muajin mars zbriti në 2.3%, niveli më i ulët që prej vitit 2021. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se efektin kryesor në uljen e inflacionit e ka dhënë pikërisht komponenti i inflacionit të importuar, që në një masë të madhe ndikohet edhe nga kursi i këmbimit.

Ulja e inflacionit, e kombinuar me një forcim të mëtejshëm të monedhës kombëtare, për momentin e bën pak të ngjashme një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Madje, nëse këto tendenca të inflacionit dhe kursit vazhdojnë, edhe Banka e Shqipërisë mund të fillojë të mendojë për t’iu rikthyer politikave monetare lehtësuese.

Forcimi i Lekut rrit fuqinë blerëse të konsumatorëve vendas dhe e bën më të lirë konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga importi. Gjithashtu, ai favorizon huamarrësit në valutë të huaj me të ardhura në lekë, që paguajnë më pak sot për kreditë e tyre.

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut mund të jetë një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve./Monitor

Më të lexuarat