BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Ekonomia

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane vijon rënien drastike, u afrohet vlerave minimale historike (Grafiku)

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane vijon rënien

Euro po humbet pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me Lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të mërkurën me 110.78 lekë, në rënie me pothuajse një pikë që nga fundi i javës së kaluar dhe pothuajse tre pikë nga niveli maksimal prej 113.43 lekësh që preku pas zgjedhjeve lokale, më datë 17 maj.

Pas një rritjeje të shpejtë, por afatshkurtër, në ditët pas zgjedhjeve, euro tashmë po i drejtohet përsëri niveleve minimale historike. Euro preku vlerën më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit më datë 11 maj, kur u këmbye me 110.63 lekë.

Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Megjithatë, edhe pas zgjedhjeve kursi po orientohet në të njëjtat vlera, çka, sipas ekspertëve, dëshmon se oferta valutore në vend ngelet e lartë. Një rritje e prurjeve të valutës në këtë periudhë mund të jetë e pritshme për shkak të afrimit të sezonit turistik dhe një ndikim në rritje të turizmit, sidomos atij të fundjavave.

Megjithatë, prurjet e larta të valutës dhe leku në pozita të forta tashmë nuk janë më një tendencë e re në tregun valutor. Sipas agjentëve të këmbimit, prej vitit të kaluar tregu karakterizohet nga prurje të bollshme valutore dhe një kërkesë e vakët për monedhën europiane.

Banka e Shqipërisë argumenton se forcimi i lekut ndaj euros mbështetet në përmirësimin, në terma realë, në bilancin e pagesave gjatë viteve të fundit. Rritja e të ardhurave nga turizmi, shërbimet dhe remitancat ka ngushtuar deficitin e llogarisë korrente, ndërsa vlerat e larta të investimeve të huaja direkte e kanë kompensuar dhe tejkaluar këtë deficit.

Një situatë e tillë ka sjellë forcimin e vazhdueshëm të lekut në kursin e këmbimit ndaj euros, forcim që duke filluar nga viti i kaluar mund të jetë nxitur edhe nga një natyrë më shtrënguese e politikës monetare dhe fiskale në vend. Sot leku rezulton i mbiçmuar ndaj euros me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pozitat e forta të lekut në kursin e këmbimit kanë pak gjasa të ndryshojnë në një horizont afatshkurtër. Përkundrazi, nëse u besojmë të dhënave historike, gjasat janë ky forcim të vazhdojë më shumë gjatë muajve të verës, kur prurjet nga turizmi arrijnë pikun.

Bazuar në statistikat historike, euro e arrin vlerën më të ulët të sezonit veror mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Bazuar në këtë tendencë, është shumë e mundshme që rënia e euros ndaj lekut këtë verë të shënojë rekorde të reja historike.

Kjo situatë do të jetë e favorshme për të gjithë ata agjentë ekonomikë që kanë të ardhura në lekë dhe shpenzime në euro, si importuesit e mallrave dhe shërbimeve, apo huamarrësit në monedhën europiane.

Nga ana tjetër, leku i fortë pritet në vendosë më tej në sprovë sektorët eksportues të mirave dhe shërbimeve, ashtu si edhe përfituesit e flukseve valutore hyrëse, kryesisht familjet e emigrantëve, që marrin remitanca.

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane vijon rënien

Burimi: Banka e Shqipërisë