BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Ekonomia

FMN ngre alarmin, zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me inflacionin, evazionin, çmimet dhe pensionet

FMN ngre alarmin, zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka lëshuar kritika ndaj qeverisë. Kështu raporti ekonomik i vitit 2022, i 9 muajve dhe parashikimi i pritshëm për krejt vitin 2023, që dorëzoi qeveria te Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka krijuar dyshime të forta te institucioni qendror monetar ndërkombëtar, mbasi treguesit e të ardhurave nuk përputhen me realitetin financiar, tatimor e tregun në Shqipëri. Së pari, sipas FMN-së, është konstatuar se në 3 vitet fundit, Qeveria Shqiptare në bashkëveprim me Bankën e Shtetit (Shqipërisë), po luan një lojë mashtruese me shifrën e inflacionit, duke mos zbatuar rekomandimet për të pasqyruar të dhënat reale të këtij treguesi. Së dyti, nëpërmjet shifrës fiktive të gjoja uljes së inflacionit, duke fshehur shifrën e lartë që është faktikisht, qeveria realizon dhe fsheh mashtrimin me rritjen e pensioneve, duke i indeksuar mbi bazën e përqindjes së ulët të inflacionit, që deklaron zyrtarisht. P.sh., vetëm nga indeksimi i pensioneve 2-3% në vit, kur sipas tregut duhet të indeksohen 2 herë në vit nga 10-12%, qeveria nuk u jep pensionistëve afro 26 milionë Euro në vit, ose 38 Euro në vit për çdo pensionist, të cilat i deklaron si gjoja rritje të ardhurash nga menaxhimi fiskal. Së treti, qeveria mashtron sikur ka rritur të ardhurat bazë vjetore me 450 milionë Euro, kur faktikisht këto janë të ardhura nga 35% taksa për çmim/litër në karburante, materiale ndërtimi dhe nga taksa 20% TVSH në ushqime, energji, ujë, ilaçe, transporte, arsim, bar-kafe-restorante dhe të gjithë shërbimet private.

Skema mashtruese

Por duke lejuar rritjen e çmimeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se qeveria rrit vlerën e TVSH që zhvat nga qytetarët, të cilët e paguajnë, por nuk e marrin si rimbursim, mbasi në ligjin për këtë taksë, qytetari quhet “Konsumatori i fundit” dhe nuk përfiton rimbursimin 20%. Duke lejuar rritjen e çmimeve, qeveria rrit vlerën e TVSH që zhvat nga qytetarët, të cilët e paguajnë, por nuk e marrin si rimbursim, mbasi në ligjin për këtë taksë, qytetari quhet “Konsumatori i fundit” dhe nuk përfiton rimbursimin 20%. Këtë fitim, ose më saktë këtë vjedhje afro 450 milionë Euro në vit, që qytetarëve u bëhet dhunshëm, nëpërmjet shtimit të vlerës së taksës TVSH sipas vlerës që rriten çmimet, qeveria e servir si rritje të ardhurash nga gjoja rritja ekonomike dhe ulja e evazionit në tatime e dogana. Por FMN nuk e beson këtë mashtrim, mbasi në raportet e saj mbikqyrëse, dhe sipas raporteve të KLSH për vitet 2019-2022, evazioni fiskal në tatime e dogana ka qenë 35-40% vlera që qeveria nuk i ka mbledhur nga bizneset. Ndërsa po sipas KLSH, vetëm në 9 muajt e vitit 2023, shifra e evazionit fiskal vetëm në tatime, është 1.2 miliardë Euro humbje për arkën e shtetit, ose sa 25% e buxhetit vjetor aktual të shtetit. Së katërti, me rritjen e vlerës së qarkullimit në treg, nëpërmjet rritjes së çmimeve, qeveria mashtron bankat e huaja dhe donatorët, sikur në Shqipëri ka rritje ekonomike e konsum të lartë, me qëllim që t’i bind për të marrë sa më shumë borxhe, donacione e Euro- bonde.