BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Ekonomia

Gati projektligji për etiketat në gjuhën shqipe të konsumit të energjisë

Gati projektligji për etiketat në gjuhën shqipe të konsumit

Të gjitha pajisjet që konsumojnë energji do të kenë së shpejti një etiketë  të re në gjuhën shqipe, e cila do të saktësojë konsumin e energjisë, zhurmën, ose konsumin e ujit.

Për të jetëzuar këtë nismë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka iniciuar projektligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji” I cili prej 2 javësh është hedhur në konsultim publik me ekspertë dhe qytetarë.

Ai synon vendosjen në treg ose në shërbim të produkteve me ndikim në energji dhe dhënien e informacionit standard në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu qytetarëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Klasat e energjisë të përcaktuara në legjislacionin  në fuqi A (A+, A++ dhe A+++) në etiketat e produkteve në treg do të ndryshohen. Rregullorja e re e Bashkimit Europian për etiketimin e energjisë përcakton një shkallë të re krahasuese për klasat e energjisë nga A më efikase në G më pak efikase.

Do të jenë furnizuesit dhe tregtarët ata që do të përmbushin detyrimet e përcaktuara në këtë nisme ligjore lidhur me vendosjen apo shfaqjen e etiketave, markave apo simboleve në përputhje me këto karakteristika.

Përveç informacionit në lidhje me konsumin e energjisë së produktit, etiketat mund të ofrojnë gjithashtu të dhëna specifike për veçori të tjera përkatëse të përdorimit, të tilla si emetimet e zhurmës së produktit ose konsumin e ujit.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të jetë përgjegjës edhe për inspektimin e zbatimit të legjislacionit parësor dhe dytësor në fushën e etiketimit të energjisë për produktet me ndikim në energji.