BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Ekonomia

Hotelet që shkarkojnë në det, liqene dhe lumenj duhet të instalojnë impiante/ Bizneset: Kostoja e papërballueshme para sezonit

Hotelet që shkarkojnë në det, liqene dhe lumenj duhet të

Që nga fshatrat, komplekset turistike, resortet, hotelet, motelet, bujtinat, kampingët dhe njësitë e tjera të akomodimit të ngritura në zonat bregdetare, pranë liqeneve dhe lumenjve që nuk trajtojnë ujërat e ndotura dhe i derdhin ato në ujërat larëse janë të detyruara të zëvendësojnë gropat skeptike me instalim impiantesh të teknologjisë së fundit.

Pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse” ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë firmosur udhëzimin e përbashkët ku përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.

Por bizneset ngrenë shqetësimin se instalimi i impianteve të kërkuara, që siç përcaktohet në udhëzim do të trajtojë mbetjet me llum aktiv, kushton në vlera nga 80 mijë deri 100 mijë euro. Nga drejtuesit e bizneseve u tha se kostoja për instalimin e impiantit është e papërballueshme në prag të sezonit të ri turistik. Afati për instalimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura është 90 ditë pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ.

Bizneset kanë afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë. Po ashtu subjektet nuk do të mund të marrin edhe certifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar. Udhëzimi të përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit përcakton standardet teknike për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve.

“Kjo Rregullore Teknike bën të mundur orientimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve apo janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve në Aktin Normativ nr.8, datë 28.12.2023.

Në përmbajtje të saj fillimisht përcaktohen vlerat e lejuara të shkarkimeve nga trajtimi i ujërave të ndotura, të cilat duhet të përmbushen nga subjektet përkatëse, teknologjia për trajtimin e ujërave të ndotura, e cila duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv, si dhe zëvendësimi i Gropave Septike.

Nga ana tjetër, janë dhënë udhëzime për mënyrën e vendosjes së impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, i cili duhet të përfshijë njësinë e paratrajtimit ose trajtimin mekanik, njësinë e trajtimit biologjik dhe pusetën e kontrollit në dalje të impiantit. Gjithashtu, janë parashikuar, kushtet teknike të instalimit të Impiantit, duke përfshirë procesin e gërmimit, mbushjes dhe rikthimit të sipërfaqeve në gjendjen e mëparshme”, citohet në udhëzim “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotur për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotur dhe të pa trajtuara pranë ose në ujëra larës”.

Në udhëzim përcaktohet se teknologjia e Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv. “Të gjitha subjektet që disponojnë Gropa Septike duhet t’i zëvendësojnë me impante të trajtimit me llum aktiv dhe të plotësojnë standardet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve sipas përcaktimeve në Aneksin nr. 2 të kësaj Rregullore Teknike”, thuhet në rregullore. Në rregullore llogariten edhe kapacitetit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura që do të përcaktohet sipas madhësisë së subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përkufizimeve të nenit 2, të Aktit Normativ nr. 8, datë 28.12.2023, si dhe kapacitetit të shfrytëzimit.

“1.Kapaciteti mesatar i shfrytëzimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik për njësi dhe dhomë është përcaktuar 3 persona. 3. Kapacitetit i shfrytëzimit për njësi shërbimi është përcaktuar 1.75 m2/person. 4. Sasia e ujërave të ndotura të shkarkuara nga çdo person do të merret 100% e sasisë së ujit të konsumuar, sipas metodologjisë për vendosjen e tarifave të Entit Rregullator të Ujit. 5. Sasia e ujit të konsumuar për çdo person do të merret 200 litra/person/dite, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 83, datë 10.2.2021 “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit e të ndërtimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimin”. 6. Për njësitë e shërbimit sasia e ujit të konsumuar do të merret 40 litra/person/dite bazuar në standardet më të mira europiane. 7. Kapaciteti i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura përcaktohet në bazë të ngarkesës së ndotjes që trajton dhe shprehet në PE ose “NJP, njëvlerës për popullsinë”. 1 PE = 200 litra ujë i ndotur urban në ditë ose 1 PE = 1 person. Për njësitë e shërbimit përcaktimi i kapacitetit llogaritet si raport i sasisë së ujit të konsumuar për person/dite me sasinë e përcaktuar për ujin e ndotur urban për 1 PE. Konkretisht, 1 person = 0.2 PE”, thuhet në neni 10 të Rregullores./Monitor

Më të lexuarat