
"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Humbja e gjyqit me Becchetti-n dhe arroganca e qeverisë u kushton shtrenjtë shqiptarëve, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon 65 milionë euro në llogaritë e Albcontrol

Shkruar nga Sidorela Braçja 25 Maj 2023

Ashtu siç gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar, arroganca e qeverisë shqiptare për të mos paguar biznesmenin italian, Francekso Francesco për humbjen e gjyqit në Arbitrazh duket se u kushton shtrenjtë shqiptarëve, ndërkohë që këtë herë viktimë është bërë edhe Albcontrolli. Kështu “Revista e Arbitrazhit Global”, i ka bërë jehonë vendimit të një gjykate apeli në Bruksel për të mbajtur në fuqi bllokimin e aseteve të Albcontrol për llogari të biznesmenit italian, Françesko Beketi. Në shkrim thuhet se vendimi është marrë më 15 maj, pasi Eurocontrol kishte bërë një apelim ndaj vendimit për të bllokuar pasuritë e Albcontrol për shkak se biznesmeni italian ka fituar një arbitrazh ndaj qeverisë shqiptare me vlerë 110 milionë euro. Eurocontrol kishte kërkuar që Albcontrol të shkëputej nga shteti shqiptar, por gjykata theksoi se kjo është absurde, pasi çdo marrëveshje është bërë me Shqipërinë. Pra milionat e AlbControl-it do të shkojnë për llogari të Beketit. Por nuk ndalet me kaq, sipas portalit, rreth 65 milionë euro të Shqipërisë janë bllokuar nga Beketi për shkak të gjobës kolosale. Pra duket se fondet që shkojnë te Albcontroll do i marrë biznesmenin, vetëm se qeveria nuk pranon të paguajë, ku padyshim nga kjo mesele do të dalin të humbur vetëm qytetarët shqiptarë, taksa dhe para të së cilëve po “bëhen rrush e kumbulla”.
Reagon ish-Avokatja e Shtetit
Ndërkohë sa i takon çështjes “Becchetti” ka reaguar edhe drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në “Foltore”, ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija, e cila shprehet se kjo nuk do të jetë e vetmja betejë e biznesmenit italian. Në një interviste televizive dje, zonja Mandija theksoi Becchetti do të kërkojë llogaritë e Shqipërisë edhe në shtetet e tjera për t'i bllokuar ato në përpjekje për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. “Kjo nuk është e vetmja betejë që do të bëjë Becchetti. Ai ka bllokuar 65 mln, por akumulohen paratë e tjera dhe ato të bllokohen të gjitha. Po të gjejë pasuri të tjera të Republikës së Shqipërisë do të provojë t'i bllokojë. Në këto kushte Shqipëria do të ekspozohet në procese gjyqësore nëpër botë. Do të harxhojë edhe para sepse do të duhet të kontraktojë firma ligjore dhe do të ndjekë veprimet përmbarimore atje në shtetet ku kërkohet ekzekutimi i vendimeve. Ka patur një vendim të shkallës së parë dhe më pas është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit. Pavarësisht përpjekjeve të shtetit belg, Shqipëria ka dalë e dështuar. Mua më vjen keq, kam patur eksperienca të vendimeve të gjykatës europiane kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shteteve në zbatim të një vendimi të një marrëveshje ndërkombëtare, por ky siç duket nuk është rasti”, deklaroi ajo. Ndërkohë Mandija theksoi se fatura e dëmshpërblimit financiar për Becchettin ka arritur në 140 mln euro, nga 110 mln euro që ishte me vendim të arbitrazhit. “Të tilla kryeneçësi nga qeveria shqiptare dëmtojnë vendin dhe do të duhej të gjendej rruga e duhur për të evituar kostot shtesë që do të marrë procesi i ekzekutimit të një fature shumë të lartë financiare. Kjo 110 mln euro fatkeqësisht mund të jetë 140 mln euro. E shoh me shumë shqetësim, nuk e flas për të bërë oponencë ndaj qeverisë shqiptare, por e shoh si shqetësim si qytetare”, nënvizoi Mandija.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se Becchetti në arbitrazh ka pretenduar për një persekutim politik në mungesë të ndonjë dënimi nga drejtësia shqiptare, ndërsa tani është i dënuar penalisht për mashtrim e falsifikim me tatim taksat, bashkë me nënën e tij dhe dy administratorët e firmave të tij në Tiranë. Biznesmenin italian Francesco Becchettin, është dënuar me 16 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij. Po ashtu edhe nëna e tij Liliana Condomitti është dënuar me 8 vite burg, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Francesco Becchetti u dënua se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Sipas gjykatës penale në vendimin e dhënë në krye të një skeme fiktive të lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaç, gjyqesh, faturash e qarkullimi aksionesh mes kompanive qëndron Becchetti. Pra dënimi i gjykatës ka vërtetuar se investigimi dhe hetimi i prokurorisë ndaj Becchettit dhe firmës së tij (duke përfshirë televizionin Agon Channel) ishte bazuar mbi shkelje konkrete dhe jo mbi persekutim politik si ka konkluduar arbitrazhi. Përgjatë procesit në arbitrazh Becchetti ka përfituar pikërisht nga mungesa e ndonjë dënim në Shqipëri kur procesi për arsye të paqarta është zvarritur për 6 vite. Ndryshe nga arbitrazhi që ndërkohë ka ecur me procedura të përshpejtuara. Edhe ditën e djeshme avokatët e Becchettit kërkuan ende kohë pasi bënin mbrojtjen prej 1 javë.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane thyen rekorde të reja, vijon rënien drastike

Ish-ministri i Ramës ngre alarmin: Pse nuk flisni për 278 milionë euro humbje në Bankën e Shqipërisë, pse nuk heton SPAK-u?

Çfarë po ndodh? Euro shkon drejt ‘greminës’, ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë

Rritja e pagave për administratën dhe zyrtarët e lartë shkon 80 milionë euro, ja si qeveria do përdorë Fondin e Kontigjencës për të financuar shtesën e rrogave

Akademia e Studimeve Albanologjike kundër vendimit të qeverisë për shkrirjen e saj, Berisha akuzon Ramën se po ia fal ASA-n Skënder Gjinushit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Ja si rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim dhe qasje strategjike, Instituti i Studimeve Politike ngre alarmin dhe zbardh kulisat

Paradoksi i rritjes së pagave dhe papunësisë, Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Europë

Zbardhet formula e re e vlerës për kompensimin e pronave, qeveria përcakton procedurën e trajtimit dosjeve për pronarët
