BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Ekonomia

Inflacioni s’ndal ndërtimet, rriten lejet për ndërtesat e reja në 3 mujorin e fundit të 2022, Durrësi me numrin më të lartë, Tirana e dyta

Inflacioni s’ndal ndërtimet, rriten lejet për ndërtesat e

Pavarësisht inflacionit nga lufta në Ukrainë, sektori i ndërtimit vazhdon të ketë tendencë rritjeje. Sipas të dhënave të INSTAT, në tre mujorin e fundit të vitit 2022, numri i lejeve të reja të ndërtimit ishte 415 dhe është rritur me 16.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur ishin miratuar 356 leje. Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit e ka dhënë Bashkia e Durrësit, 189 kundrejt 89 të Tiranës, ndërsa vlen të veçohet bashkia e Kukësit që në 6 muajt e fundit të 2022 nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Pavarësisht se Durrësi është në vendin e parë për lejet e ndërtimit të dhëna, sa i takon sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të miratuar, Tirana është në vendin e parë me 348.310 metra katror, kundrejt 79.491 në Durrës. Por sipas INSTAT sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2022, është 555.779 m 2 , nga 608.870 m 2 miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një ulje prej 8,7 %. Sa i takon vlerës së lejeve të ndërtimit të dhëna, për ndërtesa dhe punime inxhinierike gjatë 2022 llogaritet në 26.6 miliardë lekë, nga 27,0 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një rënie prej 1,7 %. Lidhur me vlerën, vihet re se Tirana edhe këtu mban vendin e parë me 12.156.725 milionë lekë, e ndjekur nga Elbasani, me 3.830.507, dhe pse në Elbasan janë dhënë vetëm 23 leje ndërtimi. Ndërsa Durrësi, edhe pse ka numrin  më të madh të lejeve të ndërtimi, vlerën e lejeve të ndërtimit e ka 2.691.797, ose 1 milionë më pak se Elbasani. Gjatë vitit 2022, janë miratuar gjithsej 1.420 leje ndërtimi nga 1.396 leje të miratuara në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 1,7 %. Gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.667.497 m 2 , nga 2.316.709 që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1 %.