BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Ekonomia

ISSH jep lajmin e mirë për pensionistët, lehtësi për njohjen e viteve të punës, ja ndryshimet ligjore që po ndërmerren për periudhat kontributive në komunizëm

ISSH jep lajmin e mirë për pensionistët, lehtësi për

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka dhënë një lajm shumë të mirë për moshën e tretë. Mësohet se ky institucion do të lehtësojë edhe më shumë praktikën për njohjen e viteve të punës. Janë jo të paktë ata qytetarë, të cilët dalin në pension dhe hasen me vështirësi për njohjen e periudhave të caktuara kontributive, kryesisht gjatë periudhës komuniste, për shkak të mungesës së dokumentacionit apo regjistrave. Për këtë arsye, mësohet se me anë të disa ndryshimeve ligjore që janë duke u hartuar, do të bëhet e mundur njohja automatikisht e këtyre periudhave. Sipas Scan, aktualisht, një praktikë e tillë mundësohet për 72 ish-kooperativa bujqësore për të cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë. Konkretisht, lista e parë përfshin 18 ish-kooperativat bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni i vjetërsisë në punë. Në listën e dytë janë 15 ish-kooperativat bujqësore për të cilat konstatohet i munguar i gjithë dokumentacioni për sektorë apo fshatra të veçanta, në përbërje të saj.

Detajet

Ndërsa në tabelën e tretë bëjnë pjesë 39 ish-kooperativa të fshatrave apo sektorëve për të cilët disponohen vetëm 1 apo 2 regjistra. Kështu, të gjithë që kanë punuar në këto ish-kooperativa bujqësore por që s’kanë asnjë dokument për ta provuar këtë nuk e kanë më të nevojshme të përplasen dyerve të gjykatës për të kërkuar të drejtën që iu takon. Çdo vit pune llogaritet për efekt pensioni. Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Konkretisht, nëse dikush ka 10 vite pune në ish-kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 7, atëherë tri vitet e mbetura do të merren të mirëqena. Vlen të theksohet po ashtu, se njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë dhe së fundmi ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-kooperativa bujqësore.

Problemet që evidentoi ISSH

Pak ditë më parë ISSH-së, tha se pensionistët e ish kooperativave bujqësore që nuk po gjejnë dot vitet e punës si problematikë po shfaqet shënimi i emrave me shkurtime. Kjo bën që përfitimi i pensionit të jetë i cunguar, ose edhe të refuzohet. “Është e vërtetë që për shkak të mënyrës së mbajtjes së dokumentacionit të vjetërsisë në punë gjatë periudhës së komunizmit por edhe të ruajtjes gjatë këtyre 30 vjetëve ka pasaktësi të mëdha çka rezulton në vonesa në lidhjen e pensionit por edhe një procedurë e zgjatur e ankimimit’’. Për këto shkaqe ISSH dhe ish punonjësit i janë drejtuar gjykatave duke krijuar një mbingarkesë edhe në sistemin e drejtësisë. Në komisionin e ligjeve Hado shprehet se po diskutohet ndryshimi i ligjit. “Ne nuk po mundemi dot ti zgjidhim në mënyrë administrative disa gjëra kur ka ndryshime të theksuara sepse ne e lidhim pensionin sot për një ngjarje që ka ndodhur para 35 viteve dhe i vetmi burim i informacionit që ne kemi janë dokumentet zyrtarë. Për të adresuar këtë lloj problematike ne jemi duke menduar të shikojmë disa ndryshime ligjore të cilat do ta reduktojnë këtë gjë dhe të kalojmë në një njohje afroftë të këtyre periudhave me qëllim të shmangim ankimin administrativ’’. Për shkak të problematikave mbingarkesa nuk është vetëm në shkallën e parë të gjyqësorit, por edhe në apel ku ankimohet ose ISSH ose përfituesit.