Astrit Hado, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka shpjeguar të tjera detaje për problematikat e pensionistëve që iu kanë humbur vitet në minierë, ish-kooperativa bujqësore, apo ndërmarrje shtetërore. Në një dalje të tij të fundit për mediat, Z.Hado tregon rastet kur institucioni që ai drejton nuk mund të bëjë dot gjë për të njohur vitet e punës që nuk ekzistojnë në letra, por jep edhe rastin që ndoqën me gazetarin Mitro Çela, të cilit i mungonte dokumentacioni.
-A ju kanë hapur probleme pensionistët që iu kanë humbur vitet në minierë, ish-kooperativa bujqësore, ndërmarrje shtetërore e kështu me radhë
Për shkak të numrit të lartë të ankesave që ishin në Gjykatën e Lartë dhe për shkak edhe të një orientimi që ishte nga qeveria dhe nga Ministria e Drejtësisë për rekurset në Gjykatën e Lartë, ne i kemi tërhequr disa rekurse të cilat në një farë mënyrë nuk ia vlen njëherë të çosh një qytetar për 2 vjet punë ne kooperativë që në fund të fundit kostoja në pension për të është 4 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të vjetra ose 20 mijë lekë të vjetra. Por ama kur ka raste kur vendimet e gjykatave të cilat hapin precedencë sigurisht që ne jemi të detyruar ti ndjekim dhe në Gjykatë të Lartë.
-Çfarë precedenti kanë hapur gjykatat së fundmi dhe sa është numri i rekurseve, prej të cilave Instituti i Sigurimeve Shoqërore është tërhequr në Gjykatën e Lartë?
Ne tashmë nuk kemi më aq shumë problem, themi periudhën e vjetërsisë në punë para 1994, sesa po na shfaqet fenomeni i ri i njohjes së periudhave të sigurimit pas vitit 1994 . Ka goxha, ka disa mungesa të listëpagesave dhe të evidentimit të kontributeve të paguara nga 1994 dhe këtej. Sikurdër ka edhe punë të zezë,që dmth. që punëdhënësi mund t’ju kenë dhënë librezën e punës qytetarëve, por në fakt nuk i kanë deklaruar. Në një farë mënyrë ky është mashtrim sepse e kanë gënjyer qytetarin duke i thënë “që ti je i siguruar, urdhëro edhe librezën e punës , ke qenë i punësuar pranë subjektit tim”, por në fakt nuk e kanë deklaruar në tatime apo në sigurime shoqërore ose mund ta kenë deklaruar por nuk e kanë deklaruar kontributet e sigurimeve shoqërore. Dhe kur vijnë qytetarët pastaj për të dalë në pension nga verifikimet që bëjnë sepse të gjithë listë-pagesat nga 1994 e këtej i kemi ne, konstaton që nuk e ka emrin në listë-pagesë. Ose nuk ka fare listë-pagesë.
– Sa është numri i përafërt i qytetarëve që konstatojnë një situatë të tillë?
Nuk ka një numër fiks sepse brenda një listë-pagese varet nga subjekti që është. Ne bëjmë verifikimet , është debitor apo nuk është debitor sepse ne kemi listën e debitorëve dmth. e kanë deklaruar që unë kam 10 punonjës dhe kosto dmth. detyrimi im është të paguajë X lekë dhe si ka paguar. Kështu që ne i kemi listën e debitorëve.
-Ka një faturë financiare të përafërt sesa është vlera e detyrimeve të këtyre subjekteve që nuk i kanë paguar ?
Sigurisht që ka një, që nga 1994 e këtej. Në fakt kjo nuk është detyrim i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pavarësisht se ne jemi të dëmtuar në këtë mes, kjo është detyrimi i organeve tatimore sepse kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore në Shqipëri prej vitit 2004 i mbledhin tatimet. Shumica e tyre janë në fakt privat se shtetërore janë shumë pak , duke përjashtuar disa ujësjellësa , janë në pamundësi likujdimi , disa ish-komuna , tashmë është zgjidhur ky problem sepse nuk lejohet të bëhet më pagesa e pagave nga thesari pa u paguar sigurimet shoqërore , kështu nuk krijohen më debitorë të rinj në sektorin buxhetor, të themi. Janë kompani private dhe të vetëpunësuar , personat fizikë. Por në rastet e personave fizikë nëse nuk e ka paguar kontributin e vet në një farë mënyre i ka bërë dëm vetes së vet .
Merr faturën vetë përsipër?
Problemi është tek personat e punësuar. N.q.s. është një subjekt që ka të punësuar, ky është problem.
-Çfarë duhet të bëjnë qytetarët? Ai ndërkohë ndjek të gjithë procedurën , kujton dhe mendon se …
Jo kur del në pension Anila. Qytetari duhet të interesohet gjatë gjithë kohës. Kur del në pension nuk ke çfarë bën më. Kur mbush moshën për pension je përpara faktit të kryer dhe do paraqitesh para sportelit të sigurimeve shoqërore. Atëherë nuk ke më shans dhe nuk ke hapësirë se çfarë do bësh më. Atëherë thjesht punonjësi i sigurimeve shoqërore me një laps në preh, të llogarit pensionin. Qytetarët nuk duhet të bien edhe pre, por edhe nuk mund t’ju vij mirë kur punëdhënësi duhet të thotë ‘ej çoje në bankë pagën 400.000 lekë se paga minimale dhe pjesën tjetër ta jap nën dorë”. Se duket se sikur është mirë tani sikur i shmangesh disa taksa dhe disa kontributeve por është e hidhur më vonë pastaj kur del në pension.
-Po edhe koha fluturon zoti Hado, shumë shpejt. Me këtë panoramë që ju përshkruat dhe veçanërisht me fenomenin pas 1994 kuptoj që do kemi sërish një valë qytetarësh në gjykata që do përballen për të kërkuar të drejtën e tyre për tu përfshirë në skemën e pensioneve ?
Nuk ka dhe nuk mundet dot të detyrojë Institutin e Sigurimeve Shoqërore që ti paguajë pensionin një individi të cilin nuk ia janë paguar sigurimet shoqërore pas 1994 për 1000 arsye . Këtë rast gjyqet duhet të orientohen drejt punëdhënësve që nuk i kanë paguar kontributet dhe jo drejt publikut ose drejt kontribuuesve të cilit kanë qenë korrekt dhe kanë paguar lekët në kohë.
-Cili është vendimi më paradoksal me të cilin Instituti i Sigurimeve Shoqërore është ndeshur?
Kemi patur raste ne që i bindte nëna ta kishte lindur fëmijën kur ishte 4-5 vjec ose ka patur gjyqe psh. janë bërë korrigjime, tashmë nuk bëhen më. Janë bërë korrigjime të datëlindjeve psh nganjëherë gjysma e fshatit ka korrigjuar datëlindjen.
Kur ka ndodhur kjo në cilin fshat ?
10-30-40 gjyqe në një fshat ose një rreth të caktuar.
-Ka ndonjë fenomen tjetër që lidhet edhe me procesin e vetingut ?
Po është edhe kjo një fenomen, personat të cilët janë larguar nga vetingu sa i përket asaj që ne e quajmë pagesën kalimtare, që është në skemën e sigurimit suplementar që ka raste psh. që të drejtat që ne nuk ua njohim për shkak të ligjit dhe jo për shkak të dëshirës që i zgjidhin gjyqësisht , i drejtohen gjykatës dhe gjykata përgjithësisht ua njeh këtë të drejtë për pagim dhe i detyron Institutin e Sigurimeve Shoqërore ose më saktë Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore që ti paguajë këto pagesa kalimtare.
-Këta shtetas të cilët u larguan nga detyra me vendime të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të vetingut kthehemi në vitin 2018 – 2019, kanë fituar një pagesë kalimtare edhe për tre vite pas këtij vendimi?
Po, në varësi të nivelit të sistemit , po themi të gjyqësorit që kanë qenë po. Kanë tre vjet.
-Zoti Hado, përveç qytetarëve të thjeshtë që iu kanë humbur vitet në minierë, ish-koorperativa bujqësore, ndërmarrje shtetërore e kështu me radhë, a ka ndonjë personazh të njohur të politikës apo të rëndësishëm që i kanë humbur vitet e punës dhe që përballet njësoj me të tjerët në gjykatë?
Po them psh. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve , që i kanë të gjitha dokumentat në rregull psh., përgjithësisht nuk është se i kemi çuar në gjyq këta sepse ata kanë një dëshmi , një dokument. Mitro Çelën mqs. e kam edhe mik po themi. Nuk i dilte një periudhë pune atje sepse nuk ka dokumentacion dhe përvec se kishte librezën i thamë “shoku Mitro na sill ndonjë gazetë që ke shkruar “. Na solli nja 2 gazeta.
I kishte ruajtur?
Po të mos i kishte ruajtur ai, i ka Biblioteka Kombëtare. Kjo tregon që Mitro është gazetar.
-I ka humbur ndonjëri nga këta njerëzve që iu kanë përkitur pushtetit dhe në dekada të ndryshme i kanë humbur ?
Po, përgjithësisht njerëzit që kanë qenë deputetë dhe ministra, nuk kanë shumë nevojë për pensionin e detyrueshëm sepse pensioni që marrin nga skema suplementare është goxha më i lartë. Kështu nuk është ndonjë…
-Pse sa është pensioni i një deputeti?
Pensioni i një deputeti varet nga vitet që ka në shërbim , por një deputet me 2 mandate, me 8 vjet është 50 % e pagës bruto të deputetëve, që i bie me pagat e reja i bie diku tek 1.500.000 lekë, në moshën 60 vjeç ,pastaj kur shkon 65 vjeç merr edhe nga skema e detyrueshme plus këtë.