BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024 dhe sa do të jetë shtesa në pagë për administratën

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj. Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit? Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë. Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar. Shtesë në pagë parashikohet edhe për forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore. Këtë vit reforma do të shtrihet edhe tek punonjësit e pushtetit vendor, pagat e të cilëve janë në nivele të ulëta në raport me institucionet qendrore. Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës në arsimor të Sistemit Arsimor Parauniversitar, parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto. Rreth 18,858 punonjës të Sistemit Shëndetësor, përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth 22 500 punonjës të sistemit me Grada parashikohet të përfitojnë rritje të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024. Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro. Reforma e pagave e nisur dy vite më parë synon të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Pagesat elektronike

Nga ana tjetër Këshilli i Ministrave ka kaluar gjatë ditës së djeshme vendimin për projektin pilot të përdorimit të pagesave të shpejta elektronike. Kjo nismë që do të zbatohet fillimisht në tre qytete, synon që të rrisë konkurrencën dhe inovacionin në sektorin financiar, duke ofruar një shpërndarje të drejtë dhe të shpejtë të shërbimeve dhe produkteve financiare për qytetarët. Sipas Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, përzgjedhja e qytetarëve që do të përfshihen në këtë projekt do të bëhet në mënyrë transparente dhe rastësore, duke siguruar përfaqësim të drejtë të grupeve të ndryshme në bazë moshe dhe gjinie. Në vendim, përcaktohet se numri total i përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot është 300, ku për secilin prej tyre do të jepet një vlerë monetare prej 10,000 lekësh në muaj të destinuara për shpenzim vetjak. Gjeografikisht zbatimi i projektit do të shtrihet në tre bashki, duke filluar me Tiranën, ku do të aplikohet në Njësinë Administrative nr.5, si dhe në Bashkinë e Dibrës dhe asaj të Përmetit. “Përzgjedhja e përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të kryhet në mënyrë rastësore dhe transparente, dhe do të jetë e tillë që të garantojë përbërje të drejtë midis moshës që përfshin përkatësisht përfitues nga grupmoshat 18-30 vjeç, 30-40 vjeç, 40-50 vjeç, 50-60 vjeç si dhe 60-70 vjeç dhe gjinisë së tyre, që banojnë brenda një hapësire gjeografike të afërt brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet”, sqarohet në vendimin e Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit që u kalua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vlera monetare e përcaktuar për çdo qytetar që do të jetë pjesë e këtij projekti pilot do të disbursohet në formën e një transferte bankare, brenda datës 10 të çdo muaji, në periudhën kohore Maj deri në Gusht 2024.

Përfituesit

Përfituesit duhet të nënshkruajnë deklaratën për dhënien e dakortësisë për pjesëmarrjen në projektit pilot sipas kushteve të përcaktuara. Përfituesi përdor vlerën e transferuar vetëm nëpërmjet aplikacioneve që mundësojnë pagesat e shpejta, të përzgjedhur nga ai vetë, bazuar në listën e vënë në dispozicion nga Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen e Startup-ve dhe Lehtësuesve. Subjektet e tregtisë me pakicë që do të jenë pjesë e këtij projekti do të përzgjidhen në raport të drejtë me afërsinë gjeografike të vendndodhjes së përfituesve brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet. Kryerja dhe konfirmimi i pagesës nga qytetarët e përzgjedhur do të bëhet në kohë reale nëpërmjet portofolit elektronik që ofrojnë institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e tjera financiare dhe që do të realizohet nëpërmjet përdorimit të kodit QR të faturës së fiskalizuar sipas një procedure teknike. Çdo faturë e gjeneruar nga sistemi, shoqërohet vetëm me një kod QR të faturës se fiskalizuar dhe përmban informacion mbi llogaritë bankare të shitësit, si dhe detajet e faturës. Nëpërmjet një aplikacioni bankar të përzgjedhur nga blerësi, skanohet kodi QR dhe në aplikacion shfaqen të dhënat e faturës dhe llogarisë së shitësit. Në çdo rast, blerësit do t’i shfaqet edhe vlera e saktë që kushton kryerja e këtij transaksioni. Me përzgjedhjen e njërës prej llogarive të biznesit, blerësi konfirmon pagesën duke përdorur opsionin përkatës. Pas kryerjes së pagesës, nëpërmjet kanaleve bankare të ndërveprimit, konfirmimi i pagesës do të vij nga banka pritëse. Me marrjen e konfirmimit nga banka pritëse, e-albania informon sistemin elektronik te tatimeve. Sistemi i tatimeve e konsideron këtë faturë të përfunduar, dhe nuk lejon që të kryhet pagesë tjetër për këtë faturë, me qëllim shmangien dhe të gabimeve teknike. Fondi i vënë në dispozicion për zbatimin e këtij projekti është në vlerën 12,400,000 lekëve.

Nxitja dhe përfshirja e startup

Nëpërmjet këtij vendimi do të bëhet e mundur nxitja dhe përfshirja e startup në sektorin financiar, ku qëllimi kryesor është reduktimi i kostos së transaksioneve dixhitale për qytetarët dhe bizneset. Do të sigurohet rritja e përfitimeve për klientët, duke bërë të mundur promovimin e shërbimeve të reja, ulur kostot e përdorimit, përmirësimin e eksperiencës në përdorimin e shërbimeve financiare. Gjithashtu do të bëjë të mundur promovimin e konkurrencës nëpërmjet rritjes së numrit të aktorëve në fushën financiare, teksa do të sigurojë edhe rritjen e aksesit ndaj shërbimeve financiare për të promovuar përdorimin e produkteve inovatore nga grupe te pa-aksesueshme. Një tjetër objektiv i rëndësishëm është edhe rritja e inovacionit në sektorin financiar duke lehtësuar mënyrat alternative të ndërveprimit me aplikacione dhe module pagesash të reja në tregun shqiptar.