BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Ekonomia

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiq, ka folur për minimumin jetik i cili vijon ende në Shqipëri të jetë i pa miratuar. Radoshiq thotë se miratimi është një domosdoshmëri pasi kostoja e jetesës është shumë e lartë në vend dhe të ardhurat më të ulëta në rajon. Duke u ulur informaliteti dhe evazioni fiskal nga ana e punonjësve të administratës, ekspertja thotë se kjo gjë bën më të lehtë për qeverinë që të miratojë minimumin jetik. Nga ana tjetër, Radoshiq jep lajmin se kur do të rriten pensionet. Sipas saj indeksimi i pensioneve që pritet në muajin tetor për këtë vit, pritet të jetë më i lartë krahasuar me indeksimin e vitit 2021.

- Pse gjykoni se nuk është miratuar minimumi jetik deri më sot, ka qene prej faktit të mungesës së vullnetit politik apo për shkak të kostove të larta që kishte miratimi i minimumit?

Nuk mendoj se ka qenë çështje e mungesës së vullnetit politik pasi kjo do të ishte një armë shumë e fortë ku do iu jepte më shumë kredite partive politike, por çështja është se çdo individ e ka shumë të lehtë të flasi se përse nuk është përcaktuar. Megjithëse në Shqipëri është domosdoshmëri përcaktimi i minimumit jetik pasi kostot e jetesës janë shumë më të larta sesa të ardhurat. Arsyeja përse nuk është përcaktuar akoma është fakti se do t’i kushtonte shumë buxhetit të shtetit minimumi jetik e nga ana tjetër shtetit po i kushton edhe largimi apo problemet qe ka skema e ISSH-së ku vetë ministria e Financës po financon këtë skemë. Nëse do të përcaktojmë dhe minimin jetik,  do të t’i kushtonte shtetit ku për pasojë do të sakrifikonte investimet ose taksapaguesit duke rritur edhe taksat. Minimumi jetik duhet të përcaktohet me politik bërës dhe ekspertë të fushës për të parë kostot dhe përfitimet, dhe të jetë përcaktim real jo fiktiv. Kostoja e jetesës e lartë si në Europë por të ardhurat i kemi më të ulta se në Ballkan. Patjetër qe qeveria ka mundësi si të përfitojë për të ndërhyrë që të përcaktojë minimumin jetik, mjafton të luftojë evazionin fiskal dhe informalitetin pasi paratë aty janë.

-Por kjo nuk është një betejë e lehtë?

Patjetër, por nëse do të merret me vullnet puna dhe nëpunësit e administratës do të jenë aq korrekt sa do ta marrin me seriozitet marrjen e detyrës, mendoj se do të jetë shumë herë më e lehtë dhe do të kemi një reduktim të informalitetit dhe evazionit fiskal.

-Nga propozimi që ka bërë PD që minimumi jetik të jetë deri në vlerën 200 euro, janë të mjaftueshme këto para për të përballuar shpenzimet mujore të një pensionisti?

Nuk mendoj se është një vlerë e përballueshme, por dy krizat më të mëdha në vend si pandemia dhe lufta kanë ndikuar që minimumi jetik të jetë më i lartë . Por më mirë të jetë 200 mijë lekë sesa të mos jetë fare. Duke marrë parasysh një pension mesatar 180 mijë lekë në muaj, me këto të ardhura pensionisti mund të mbuloj vetëm 60% të shpenzimeve mujore, si ushqim, veshje, energji elektrike, argëtim, etje; dhe pjesa tjetër e shpenzimeve i mbulojnë fëmijët nëpërmjet remitancave.

- Çfarë pritet të ndodh me pensionet në tetor kur pritet të bëhet dhe indeksimi, sa pritet të jetë rritja?

Rritja, duke u bazuar dhe nga norma e inflacionit nuk do të jetë shumë e lartë. Do të jemi dhe pak më lart se vlerat e 2019-ës apo 2020-ës, por nuk do të jetë një indeksim siç do të donim ne të ishte p.sh.; mbi 8%. Unë mendoj se do të jetë sa gjysma e saj ose që indeksimi të jetë më i lartë se i vitit 2021, do të jetë, por sa do të jetë fiks kjo mbetet për t’u parë. Kemi parë që 6 mujorin e fundit kemi një ulje tepër të inflacionit që nga njëra anë është lajm i mirë për ne qytetarët sepse i bie që dhe çmimet janë ulur, por një lajm jo i mirë shumë për pensionistët duke qenë se ato presin indeksimin e pensioneve. Lajmi i mirë është fakti se nga 2015-a e deri tani kemi patur indeksim dhe nëse skema e pensionit po të ishte akoma dhe më e konsoliduar edhe indeksimet do të ishin dhe më të larta por qeveria nuk ka më mundësi të financojë aq shumë skemën e pensionit, duke qenë se është ulur dhe raporti kontribuues, ndaj skema e pensionit është akoma më problematik.

-Ndaj ka nisur dhe një proces vlerësimi për skemën aktuale, për të mundësuar ndërhyrje në skemën e pensioneve, për ta bërë atë një skemë të shëndetshme në aspektin financiar dhe për t’i dhënë mundësi pensionistëve që të kenë një masë përfitimi më dinjitoze për të përballuar shpenzimet mujore?

Ne për nivelin e pensioneve renditemi si vendi me pensionet më të ulëta, kjo vjen dhe si pasojë e kostos së lartë të jetesës. Edhe për paga dhe për nivele pensione ne jemi ulur krahasuar me vendet e rajonit por kostot e jetesës i kemi vërtetë të larta.