BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,

Eksperti i Sigurimeve Shoqërore, Kujtim Hoxha, ka deklaruar se shpërndarja e pensioneve në bankë është parashikuar të filloj nga data 1 prill. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai u shpreh se edhe pse është parashikuar data 1 prill për shpërndarjen e pensioneve në bankë, kjo do të jetë e pamundur pasi sipas tij, duhet kohë për plotësimin e dokumenteve. Hoxha theksoi se qeveria duhet që ti linte opsione që ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në bankë ta merrnin nëpërmjet postës, ndërsa theksoi se vet mosha e tyre nuk i lejon ata që të kryejnë veprime në bankë sidomos në zonat rurale do të jetë më e vështirë.  Më tej zoti Hoxha u shpreh se qeveria është e papërgjegjshme në trajtimin e pensionistëve dhe tallet. Sa i përket dobive dhe pasojave që mund të sjell aplikimi i kësaj metode, ai tha se shumica s’do marr shërbimin që duhet që të marr dhe se sipas tij, kjo metodë nuk ka asnjë lloj dobie. Hoxha theksoi se lëvizja për të shkuar në një vend tjetër nga vendbanimi ku ata jetojnë për të marr pensionin do të thotë kosto shtesë për ta. Ai tha se shtetit duhet të mendoj se si do ti rris pensionin dhe jo të shoh se si do ti marr pensionisti lekët. Sa i përket indeksimit të pensioneve ai u shpreh se më parë fillonte në 1 prill indeksimi dhe dy vitet e fundit është ndryshuar. Sipas tij, këtë vit mund të bëhet edhe në prill, por rritja do jetë më pak se inflacioni. Lidhur me bonusin e fundvitit ai tha në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 3.6 miliardë lekë dhe çdo pensionit parashikohet që të marr 5 mijë lekë të reja.

-Zoti Hoxha, kur do fillojë shpërndarja e pensioneve në bankë?

Sipas informacione të marra në rrugë jo formale, thuhet se pensionet do të ndahen përmes  bankave duke filluar nga data 1 prill. Për mua do kohë që të plotësohen letrat dhe dokumentet e personave që të tërhiqet pensioni, gjë që është e pamundur që të nis nga 1 prilli mendoj. Vet mosha e tyre nuk i lejon ata që të kryejnë veprime në bankë dhe veç kësaj ne nuk kemi kushte në Shqipëri sidomos në zonat rurale që të përdorin kartën e bankës, sepse edhe nuk kanë bankomat afër dhe ai i bie që të shkoj në një qytet ose në një vend që ka. Ka edhe nga ata të cilët nuk janë të aftë fizikisht që të shkojnë në bankë. Qeveria duhet që ti linte opsione që ata që nuk kanë mundësi të shkojnë në bankë ta merrnin nëpërmjet postës, duke vajtur punonjësi i postës t’ia çojë në shtëpi, kurse ata që janë të zotë të shkojnë dhe ta tërheqin në bankomat.

-Si do të bëhet?

Këtë e di vetëm Edi Rama. Është i papërgjegjshëm për trajtimin e pensionistëve dhe ai tallet.  Këta thonë do rriten pensionet, po dil në treg dhe shih që çmimet janë rritur. Kjo është arsyeja që sot qytetarët mendohen për të blerë një produkt që duan të blejnë në treg.

-Çfarë dobish dhe pasoja do të sjellë aplikimi i kësaj metode?

Shumica s’do marr shërbimin që duhet që të marr. Ata që jetojnë në fshat si do ta marrin. S’ka asnjë lloj dobie kjo metodë. Lëvizja për të marr pensionin do të thotë kosto shtesë për ta. Nëpërmjet postës ai e merr të plot, kurse bankomati do të lërë gjendje atje. Pensioni shoqërohet edhe me kompensime dhe kur bëhet një gabim nga administrata dhe kur merr pensionin ai sheh që ka marr më pak dhe duhet që të shkoj tek sigurimet shoqërore, sepse janë bërë edhe online sot. Kështu i krijohen barriera dhe pengesa. Shtetit duhet të mendoj se si do ti rris pensionin dhe jo të shoh se si do ti marr pensionisti lekët. Sot pensionistët nuk marrin minimumin jetik. Minimumi etik duhet të jetë tek 200 euro, kurse ne kemi 100 euro, ai as ilaçet nuk merr dot.

-Kur do fillojë indeksimi i pensioneve? Në çfarë datë do të bëhet pasi ekspertët thonë do të fillojë në prill?

Në ligjin e sigurimeve shoqërore, në ligjin 7073 të vitit 1993 të ndryshuar me ligjin 104 të vitit 2014 është parashikuar që qeveria duhet të nxjerr vendime të Këshillit të Ministrave  për indeksimin e pensioneve të barabartë jo më shumë se inflacioni i një viti më parë. Dhe kjo nuk po bëhet në masën e duhur aq sa është inflacioni, por edhe shtyhet në kohë. Më parë fillonte në 1 prill indeksimi dhe dy vitet e fundit është ndryshuar, vjet është bërë në kufirin e 8.6 për qind në 1 tetor. Kjo do të thotë që qeveria të paguajë më pak dhe t’ja mohojë të drejtën që ligji atyre ja njeh. Ato 10 muaj i lë pa paguar dhe pensionistëve iu thuhet shtrëngoni rripin. Këtë vit mund ta bëjë edhe tani në prill, por unë them se rritja do jetë më pak se inflacioni, edhe nëse do ta bëjë në prill indeksim nëse do të duhet ta rriste 10 për qind, mendoj se mund do ta rris 3 ose 4 për qind.     

-Po bonus për pensionistët parashikohet të ketë këtë vit?

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 3.6 miliardë lekë, për fundvitin, pra çdo pensionit parashikohet që të marr një 5 mijë lekësh. Por, mirë është që të marrin edhe punonjësit, sepse kanë punuar një vit të tërë, sepse duhen vlerësuar. Fondi është mbi bazën e kontributeve dhe nuk ta shoh ai si mëshirë, ose t’ja hedh si lëmosh, është djersa e tyre.  

Intervistoi: Sidorela Braçja