BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Ja “receta” për pensionistët që zvarriten gjykatave, si veprohet për njohjen e periudhave kontributive të para ’90-s, zbardhet formula për të moshuarit që kanë vite në pritje

Ja “receta” për pensionistët që zvarriten gjykatave,

Në Shqipëri numri i të moshuarve të përfshirë në skemën e pensioneve deklarohet 705 mijë persona, me një buxhet që për vitin 2024 është llogaritur 183 miliardë lekë. Por përtej këtyre të dhënave , qindra qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë të përballen me gjykatat. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon se 6500 të moshuar, presin përgjigje në gjykatat administrative dhe civile. Përballë humbjes së viteve të punës, të shkaktuar nga shkrirja e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave apo djegia e arshivave gjatë 1997 ata duhet të provojnë se kanë kontribuar. Gjyqtari Ardian Dvorani në një intervistë në fundjavë në episodin e podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, thotë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi, se administrata duhet të mos i sorollatë të moshuarit por t’i informojë dhe ku gjenden dokumentet. Dvorani pranon se gjatë gjykimeve ka ndeshur raste kur të moshuarit kanë ndërruar jetë dhe çështja është pushuar. Ai shprehet se presin zgjidhje pasi projektligji për të ulur ‘backlogun’ është dorëzuar në kuvend, dhe sugjeron se një nga formulat është gjykimi me fushata për çështje të caktuara, për shembull pensionet dhe pensionet ushqimore nuk duhet të mbahen në radhë.

-Kemi një kategori qytetarësh të cilët kanë humbur vitet e punës dhe vijnë në gjykatë ? Pse ndodh kjo?

Po pra, prandaj është skema. Pse ka ndodhur? Ka shumë faktorë. Tani kushtet sesi përfitohet pensioni i parashikon ligji. Është e vërtetë, por faktet mbi të cilat njihet e drejta e pensionit ,lloji i pensionit dhe masa  e pensionit që përfiton  sepse edhe këto janë konflikte. Të gjitha janë konflikte ndonjëherë, janë të lidhura me jetën e pensionistit dhe ai mund të ketë vështirësi dhe jo rrallë ndodh që ka shumë vështirësi të sigurojnë dokumentacionin që vërteton kohën e punësimit , llojin e punësimit që ka pasur, vendin ku ka ushtruar punën dhe shpesh kjo është e shtrirë jo në një 1 vit ,në  2 vjet, siç mund të jetë një konflikt tjetër administrativ me administratën por është e shtrirë në dekada.

-Është e gjithë jeta e vet?

Është e gjithë jeta e tij dhe ai duhet të grumbullojë nëse apo duhet ta kërkojë të drejtën e tij duke marrë parasysh gjithë jetën e tij në dekada dhe shpesh grumbullimi i këtij dokumentacioni nga vetë pensionistët është i vështirë. Është e vërtetë që një pjesë të tyre administrohen vetë nga organet shtetërore , madje edhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, por jo gjithmonë ata i disponojnë të gjitha aktet. Kështu që kjo është një vështirësi, e parë. Pra, ata ndonjëherë ata vijnë me një dokumentacion jo të plotë. Nga ana tjetër ka probleme me dokumentacionin që është mbajtur, i cili nuk mbahet nga qytetarët , nga pensionistët. Mbahet nga organet e administratës publike është përgjegjësia e tyre që dokumentacioni të jetë i plotë, i pacenuar,  i paprekur , pa ndërhyrje e kështu me radhë. Dhe ndodh për shumë arsye që dokumentacioni që është i shtrirë në dekada edhe para viteve ‘90 është i vështirë të gjendet se ku është , mund të jetë diku po nuk gjendet se ku është apo nuk është i mbajtur i administruar, i ruajtur, i arkivuar ashtu siç duhet në mënyrë sistematike me referenca të plotë.

-Po pse nuk është përgjegjëse  Instituti i Sigurimeve Shoqërore që të ruajë të gjitha këto të dhëna ?

Është ajo, por jo vetëm ajo. Se një pjesë e dokumentacionit nuk ndodhet pranë tyre. Por edhe nëse tani ndodhet pranë tyre , ajo ka qenë dikur e shpërndarë , pra një njeri ka punuar në disa ndërmarrje, në kooperativa bujqësore që kanë qenë dikur. Aktualisht pas viteve 1990,  në institucionet publike apo private, pra kjo është dokumentacioni mund të jetë grumbulluar nga të gjithë këto institucione dhe mund të mbahen arkivat .

-Realisht ky është një fenomen. Ne shohim qytetarë që kanë humbur vite pune për shkak se kanë punuar në ndërmarrje shtetërore, në ish-kooperativa dhe më pas janë detyruar që të thërrasin si dëshmitarë në gjykatë me kërkesë të gjykatës, të thërrasin kolegë të tyre që kanë punuar dikur me ta për të vërtetuar dhe për të provuar gjyqësisht se kanë punuar.

Kjo ndodh sepse kanë probleme dokumentacioni. Po sigurisht jo në të gjitha rastet ata që pretendojnë të drejtën e pensionit kanë të drejtë. Siç rezulton nga praktika ka raste kur pretendimet e tyre nuk janë të bazuara dhe nuk janë në përputhje me ligjin. Por sikurse ka raste ata kanë të drejtë praktikisht por ka qenë e pamundur për shkak të mënyrës sesi është ruajtur,  administruar dokumentacioni në dekada, kjo krijon probleme. Psh. dokumenti thelbësor është regjistri themeltar i punonjësve. Nëse të dhënat janë në regjistrin themeltar kjo ka një garanci të madhe pastaj që ti të pretendosh të drejtën e pensionit pas asaj janë listat, listë pagesat, janë borderotë të cilat plotësojnë njëra-tjetrën apo në mungesë të njërës plotësohet vërtetësia e pretendimit të pensionistit nga dokumenti tjetër, janë librezat e punës dhe ka shumë dokumente të cilët merren parasysh. Ka raste kur nuk dihet se ku mbahen dhe administrohen dhe mezi gjenden. Ka raste edhe kur ka ndërhyrje. Ka edhe raste kur ka pasaktësi  në mënyrën sesi e ka mbajtur nëpunësi i dikurshëm të dhënat. Pra, mund të kenë  shënuar të dhënat në mënyrë të gabuar. Një ditëlindje e shënuar gabim, një emër apo mbiemër i shënuar ndryshe. Edhe ka ndodhur. Edhe ka plot raste. Këto janë arsyet kryesore pse ndodhin mosmarrëveshjet me organet e sigurimeve shoqërore . Nuk është një  mungesë vullneti për të ja njohur të drejtën e pensionit . Pastaj këtu ka edhe një dimension tjetër sesa bashkëpunuese dhe sa e prirur është administrata publike për të asistuar qytetarët që të japë ndihmë aktive, thotë ligji .

Për mbledhjen e dokumenteve?

Pra, jo thjeshtë ti përgjigjet një kërkesë të qytetarit, pra jo ti japë një përgjigje “po do më biesh dokumentet, ta dhashë listën përpara , po mi solle mirë, po nuk mi solle vrit veten”.

A është ndihmuese administrata, sa kohë vihet përballë qytetarëve në gjykatë?

-Administrata jonë nuk është e keqe, por unë mendoj që ka mangësitë të shumta në këtë drejtim. Ndihmën aktive nuk e japin shpesh, pra ata kur shikojnë dokumentacionin e plotë ka detyrimin nuk është thjeshtë një humanizëm apo jo, por është detyrimi tu thonë që këtë dokumentacion nuk është i plotë , në këtë pikë, në këtë pikë. Kjo gjendet këtu. Të orientojë të bësh një kërkesë me shkrim. Duhet edhe të udhëzojnë se si ta realizojë të drejtën, nuk janë thjesht aty në pritje të njerëzve për ti parë a i ka dokumentet e plota dhe thjesht për tia hedhur në fytyrë për ti thënë “nuk e ke të plotë,  shko gjeji dhe është problemi jot sesi do ti gjesh”. Ata duhet të japin një ndihmë aktive. Unë nuk mund të them që kjo është një fenomen por edhe ky është një arsye sepse përderisa në proceset gjyqësore në shumicën e rasteve fituese janë pensionistët, kjo tregon sipas mendimin tim se ka patur diçka më shumë për të bërë administrata publike dhe drejtoritë e sigurimeve shoqërore dhe institucionet publike ku qytetari drejtohet për të marrë dokumentacionin që e administrojnë organet shtetërore dhe nuk ka për detyrë dhe as nuk  e disponon.

-Po flasim për paditë gjyqësore në gjykatat administrative, por ndonjëherë edhe në gjykatat civile. Sa i takon humbjes së viteve të punës apo edhe gabimeve gjatë kohës kur shtetas të ndryshëm teksa janë të punësuar shënojnë gabim identitetin e tyre emrin, mbiemrin, atësinë ose shënojnë emrin ashtu sikurse ata njihen me emrin e shkurtuar dhe jo me emrin zyrtar.

Po, ka një larmi pafund  pasaktësish në dokumenta  të kësaj natyre,  të cilat  ose të bëjnë të përfitosh dhe të  abuzosh me të drejtën e pensionit ose të pengojnë që ti ta gëzosh të drejtën e pensionit,pra këto pasaktësi.

-Të vogla? Por që duken thelbësore.

Ardian Dvorani: Nuk janë të vogla. Nganjëherë mendjelehtësia  apo pa  u thelluar organi i sigurimeve shoqërore thotë që nuk është i njëjti identitet , por nuk thellohen për ti thënë, po mirë më sill nëse ka në fshatin tënd një person tjetër me emrin Ardian Dvorani , nëse nuk ka dhe nga të gjithë të dhënat të tjera që ka dokumentacioni, ti rezulton se je banor i atij fshati, atëherë këtu nuk ka arsye për të menduar që ti nuk je ai personi që ke punuar në atë kooperativë .

-Të sillen deri diku si para gjykatë?

Po patjetër. Gjykata nuk është se shpik ndonjë gjë. Nuk shpik rregulla dhe ligje,interpreton ligje. Për të respektuar edhe qëllimet pse dalin ligjet. Meqenëse datëlindja juaj nuk është po themi nuk është 1956,  po është 1958 nuk jeni i njëjti person nuk mund të mbyllet këtu praktika nga organet e sigurimeve shoqërore . Ato mund ta orientojnë me parimin e ndihmës aktive, por edhe nga përvoja e tyre ti thonë “mirë më sill një certifikatë  nga njësia administrative”. A ka një person tjetër me këtë emër dhe me këtë ditëlindje. Nëse nuk ka , patjetër që është personi i cili ka paraqitur dokumentet , pra një pasaktësi dhe një gabim që nuk është bërë nga qytetari por është bërë nga administrata që mban dokumentacionin,nuk mund të bëhet pengesë për të fituar këtë të drejtë.

-Sa kohë ata  nuk shënojnë dhe nuk janë të kujdesshëm në regjistrimin e emrit të plotë ?

Është problemi tek mënyra sesi mbahen regjistrat . Në regjistrat themeltar emri “Anila Hoxha” apo “Ardian Dvorani” mund të shënohet me gabime . Nuk e ka bërë qytetari e ka bërë nëpunësi këtë gabim, mund ta ketë bërë edhe para 30 vjetësh.

- Këto janë mangësitë në dokumentacion. Po  pjesa  tjetër, problemi tjetër  që lidhet me zhdukjen e dokumentacioneve , që deri diku   është prekur dikur  edhe nga Gjykata e Lartë , sa i takon zhdukjes së dokumentave gjatë vitit 1997.

Ky ka qenë një fenomen i vitit 1997, ku në arkivat e ndryshme të institucioneve të ndryshme, për ato arsye që ndodhën në 1997 kanë humbur dokumenta. Dhe sigurisht që kjo e vështirëson njohjen  e  një të  drejte, jo vetëm të pensionit por edhe të drejtave të tjera. Por mendoj që ka rrugë të tjera pastaj të tërthorta që njerëzit ta kërkojnë dhe ta realizojnë të drejtën e pretenduar prej tyre nëse iu takon kuptohet.

Po flasim për  këtë fenomenin e shtrirë në kohë , para 1990 dhe pas 1990 që e ndan në disa etapa dhe në disa faza, që deri diku bën përgjegjës institucionet shtetërore.

Po, kjo është e vërtetë. Sepse na ka ndodhur raste kur thuhet se nuk ka dokumentacion dhe mbas insistimeve në rrugë  gjyqësore ka rezultuar se dokumentacioni po  gjendet dhe është diku. Ne gjykuam njëherë para  një viti një rast që është e vërtetë shumë i veçantë, një person i verbër pra që kishte humbur shikimin përfitonte  një lloj mbështetje sociale nga Bashkia e Tiranës dhe pastaj iu drejtua organeve të sigurimeve shoqërore për një lloj forme të mbështetjes sociale dhe të pensionimit, që i takonte për shkak të aftësisë së kufizuar të verbërisë dhe organet e sigurimeve shoqërore marrin kërkesën e tij me shkrim. Por shikoni se ai është i verbër dhe në  një njëfarë mënyrë i japin një përgjigje dhe thonë “kërkesa juaj është paraqitur me vonesë sepse ju duhet të kishit parashtruar në këtë formë në kërkesë, duhet të kishit këto dokumenta, duheshit paraqitur disa vite përpara e kështu me radhë”. Na bëri shumë përshtypje si trup gjykuese kjo situatë dhe menduam dhe kemi arsyetuar që, e para, një personi në gjendje të tillë me pamundësinë  për të shikuar dhe për të lexuar nuk mundet ti thuhet “që  je me vonesë dhe ke humbur të drejtën” por pyetja është një person që  i verbër si e lexon ligjin në Fletoren Zyrtare?Nuk ka mundësi ta lexojë.