Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka marrë në shqyrtim garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh që do ti jepet sektorit të manifakturës në mënyrë që ti nxisë të bëjnë investime në inovacion dhe teknologji dhe për të blerë lëndën e parë, duke e konsideruar atë si ndihmë shtetërore të dhënë në kushte të veçanta tregu, e cila nuk cënon konkurrencën dhe duke dhënë kështu autorizimin final për zbatimin e saj. Referuar vendimit të miratuar në Fletoren Zyrtare, plani i ndihmës synon të lehtësojë blerjen e makinerive, automatizimin e linjave të prodhimit, krijimin e kushteve strukturore, për të realizuar ciklin e plotë Made in Albania. Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 31 tetor 2024. Kontratat e huas duhet të nënshkruhen jo më vonë se 31 Dhjetori 2024 dhe projekti do të zbatohet në territorin e Republikës së Shqipërisë. Plani i ndihmës i lehtëson përfituesit për koston e huas që do të duhet të paguanin në kushte normale të tregut. Avantazhi i dhënë nga masa është selektive, pasi plani i ndihmës do të jetë i zbatueshëm vetëm në sektorin e industrisë përpunuese dhe do të akordohet vetëm për ndërmarrjet që përmbushin kritere të caktuara të planin e ndihmës. Sipas vendimit, ndihma transparente në formën e garancisë, konsiderohet kur përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi sipas legjislacionit në fuqi; garancia nuk kalon 80% të kredisë që garanton; dhe pjesa e garantuar e kredisë nuk kalon shumën prej 522.5 milionë lekësh. Referuar planit të ndihmës të dy kushtet e sipërcituara përmbushen, sepse huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit dhe se nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër Kredie. Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin nuk mund të jetë më e lartë se 100 milionë lekë. Sipas të dhënave nga industria, nga një pyetësor që u është dërguar bizneseve që operojnë në këtë fushë, 70% e tyre janë të gatshëm të ndërmarrin iniciativën e transformimit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë