BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Kursi Euro-Lek “kërcen” brenda një dite në nivelin më të lartë të vitit 2024

Kursi Euro-Lek “kërcen” brenda një dite në nivelin

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 104.63 lekë, në rritje me 1.7 lekë krahasuar me ditën e martë. Kursi i këmbimit të Euros ka kërcyer brenda një dite në nivelin më të lartë të vitit 2024, ndërsa javën e kaluar shënonte nivelet më të ulëta të këtij viti kalendarik. Një lëvizje kaq e fortë ditore e Euros nuk regjistrohej qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas burimeve nga sektori financiar, rritja e fortë e Euros ka ardhur si rezultat i blerjeve në vlera të mëdha nga subjekte të veçanta, që është e vështirë të identifikohen. Rritja kaq e madhe e kursit brenda një dite të vetme dëshmon edhe njëherë se tregu valutor në vend është shumë i cekët dhe i brishtë. Ringritje të tilla të forta dhe afatshkurtra të kursit të këmbimit Euro-Lek kanë ndodhur shpesh në dy vitet e fundit. Luhatshmëria në rritje e kursit gjatë viteve të fundit mund të ketë nxitur më shumë sjellje spekulative nga aktorë të tregut, që në kushtet e një tregu valutor të vogël shkaktojnë amplituda të mëdha afatshkurtra. Megjithatë, eksperienca e viteve të fundit ka treguar se këto momente zgjasin pak dhe kursi u kthehet shpejt tendencave afatgjata.

Si gjithmonë, rritja e fortë e kursit të Euros është reflektuar me përpikmëri edhe në kursin e valutave të tjera. Edhe Dollari Amerikan u rrit me afërsisht 1.6 lekë dhe arriti nivelin më të lartë që prej muajit shkurt, në 96.52 lekë. Paundi Britanik u rrit akoma më shumë, me gati 1.9 lekë dhe arriti në 121.94 lekë, gjithashtu niveli më i lartë që prej mesit të muajit shkurt. Tendencat e pozicionit të jashtëm të ekonomisë të disponueshme deri tani nuk paralajmërojnë ndonjë zhvendosje organike në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky deficit zbriti në vlerën e 191 milionë eurove, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Edhe tremujori i fundit 2023 rezultoi me një rënie të ndjeshme të deficitit të llogarisë korrente, në vlerën e 232 milionë eurove, afërsisht sa gjysma e deficitit që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për më tepër, vlera vjetore rekord e investimeve të huaja direkte për 2023, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Me hyrjen në tremujorin e dytë, është e pritshme që flukset valutore në ekonominë shqiptare të rriten, kryesisht si rezultat i turizmit. Ekspertët mendojnë se në këtë moment është e vështirë të identifikohet ndonjë faktor që mund të sjellë rritje të qëndrueshme të kursit të këmbimit Euro-Lek. Rritja e të mërkurës ka të gjitha tiparet e një paniku që po bëhet i zakonshëm në tregun valutor dhe pason kërkesat e mëdha dhe të përqendruara nga subjekte të veçanta për valutë të huaj./ Monitor