Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, deklaroi se, “qeveria po punon që në gjysmën e dytë të vitit 2024, të rrisë në mënyrë domethënëse pagat e punonjësve të bashkive për të rritur kështu cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve”. Mazniku theksoi se, “në këtë përpjekje edhe bashkitë duhet të bëjnë pjesën e tyre duke siguruar një personel të kualifikuar dhe të trajnuar që ka rezultate në mbledhjen e të ardhurave dhe në trajtimin me dinjitet të qytetarëve tanë”. Ai tha se, në takimin e zhvilluar bashkë me kolegët e Ministrisë së Financave, diskutuam edhe për përmirësimin e ndarjes së transfertave që qeveria u jep pushtetit vendor ku për herë të parë do prezantohet financimi mbi bazën e performancës. “Bashkitë që kanë rezultate më të mira do të marrin më shumë para”, theksoi dje Mazniku.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë