BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Ekonomia

Mbështetja për bujqësinë, mblidhet Komiteti i Monitorimit të Programit IPARD II

Mbështetja për bujqësinë, mblidhet Komiteti i Monitorimit

Komiteti i Monitorimit të Programit IPARD II 2014 – 2020, strukturë e cila mbikëqyr zbatimin e këtij programi, u mblodh në takimin e 12-të të tij.

Programi IPARD synon mbështetjen e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural, duke nxitur zhvillimin ekonomik në zonat rurale, përmirësimin e cilësisë së jetesës, dhe të përgatisë sektorët bujqësorë për tregun konkurrues të BE-së.

Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD II, që ka në përbërje përfaqësues të shoqatave dhe grupeve të interesit që veprojnë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministrive të tjera të linjës, si anëtarë me të drejtë vote. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm përfaqësues të gjitha strukturave IPARD, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në takim u diskutua në lidhje me implementimin e programit IPARD në Shqipëri dhe në rajon, zbatimin e programit, sistemin e menaxhimit dhe kontrollit të IPARD, ecurinë dhe progresin e aktiviteteve të vlerësimit të këtij programi, etj.

Nga zbatimi i Programit janë mbështetur 137 investime në mekanikë bujqësore dhe shtim sipërfaqesh të mbjella, 80 investime në subjekte agroturistike, 73 investime në serra, 72 pika grumbullimi, 46 investime në kantina dhe vreshta, 40 fabrika përpunimi agroushqimore, 34 investime në stalla e ferma blegtorale, 31 investime në energji të rinovueshme.

Programi ka kontribuar në përafrimin gradual me standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social, miqësor me ambientin, nëpërmjet promovimit të përdorimit me eficiencë të burimeve dhe energjisë së rinovueshme.

Gjithashtu programi ka ndikuar direkt në nxitjen e punësimit duke krijuar mbi 1000 vendeve të reja të pune të lidhura me diversifikimin e aktiviteteve bujqësore dhe jo bujqësore në fermë dhe jashtë saj.

Programi ka ofruar mbështetje për sipërmarrësit e rinj (nën 40 vjeç) dhe sipërmarrëset gra, të cilët përbëjnë përkatësisht 50% dhe 25% të projekteve të financuara, duke krijuar mjedisin e përshtatshëm për rritjen dhe fuqizimin e të rinjve dhe grave të angazhuar në sektorin bujqësor.

Deri në fund të vitit 2024, në përfundim të programit IPARD II, autoritetet shqiptare parashikojnë të realizojnë pagesat ndaj fermerëve deri në 79% e buxhetit të Bashkimit Evropian.

Strukturat e IPARD-it morën angazhim për të adresuar me hapa konkretë problematikat dhe nevojat e identifikuara gjatë zbatimit të këtij programi, të tilla si hartimin e një plani veprimi me masat korrigjuese i cili do të dërgohet pranë Komisionit Evropian, sigurimin e rritjes së transparencës që nga procesi i aplikimit e deri në lidhjen e kontratave për çdo mbështetje ndaj fermerëve apo agropërpunuesve, rritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimin e mundësisë për një proces aplikimi në format online për mbështetje nga IPARD nëpërmjet platformës “e-application”, duke synuar uljen e ndjeshme të barrës administrative dhe lehtësuar procesin në tërësi.