Edhe pse e mban veten për lider global, kryeministri Edi Rama ka treguar dhe po tregon se është një politikan i dorës së dytë që përdoret nga të tjerët dhe punon kundër interesave të Shqipërisë. Pak ditë më parë kryeministri Rama gjet një vizite që zhvilloi në Itali dhe ku u takua me homologen e tij, Giorgia Meloni, nënshkroi një marrëveshje për të ndërtuar në Shqipëri kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka në brigjet e Italisë, kryesisht nga Afrika. Ky pakt është pritur me skepticizëm nga opozita dhe grupet e interesit, paçka se siç tha Rama pak ditë më parë, Shqipëria “i është në borxh” Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë. Por teksa në Shqipëri do të vijnë afrikanë, në Serbi kryeministrja italiane Meloni do të hapë një fabrikë gjigand të Fiatit, duke vlerësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe tallur me kryeministrin Rama. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Beograd. Vuçiç u fokusua te aspekti ekonomik, duke konfirmuar atë që është përfolur gjatë javëve të fundit, vendimin e Stellantis për prodhimin e Pandas së re elektrike në fabrikën në Kragujevc në Serbisë, ku deri më tani është prodhuar Fiat 500L. Sakaq, nga qeveria shqiptare, Meloni ka marrë “OK” për ndërtimin e kampeve për strehimin e mijëra emigrantëve ilegalë. Pra duket qartë se Meloni po tallet me Ramën, ku ndërsa paralajmëron investime në Serbi përfshi edhe prodhimin e makinës Fiat Panda elektrike, në Shqipëri do sjellë emigrantët Afrikën.
Reagon “Reuters”
Por sa i takon këtyre lajmeve ka treguara edhe agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”, e cila ka regjura për këto dy ngjarje në moment të ndryshme. Këto dy lajme të agjencisë Reuters kanë pak ditë largesë njëra nga tjetra. Lajmi mbi takimin e Ramës me kryeministren italiane Meloni është i nëntorit kurse lajmi për takimin e Melonit me presidentin serb Vuçiç është i këtij fillim dhjetori. Më shumë se distanca në ditë bie në sy një distancë tjetër. Ndërkohë që Serbia merr nga Italia investime dhe vende pune, Shqipëria merr refugjatët nga Afrika. Fiati i ri elektrik Panda do prodhohet në Serbi.