Ministri i Financave, Ervin Mete ka folur për sektorët që do të përfitojnë rritje page dhe për kategoritë që nuk do të preken nga kjo reformë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Mete u shpreh se po synohet dhe lehtësimi i shtresës së mesme nga tatimi. Sipas tij, do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, po ashtu, shton ai ndihmë do të ketë edhe për familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç. Po ashtu, ministri Mete gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zbulon se pensionistët i presin lajme të mira, pasi do të ketë rritje pensioni dhe bonuse.
-Zoti Ministër, Instituti i Statistikave e konstatoj rritjen ekonomike dhe raporti më i fundit i bankës botërore evidentoi që rritja ekonomike për vitin që lamë pas është në kufijtë e 3.3-3.4?% . dukshëm me një ngadalësim në raport me vitin 2022, edhe pse viti që lamë pas pari disa tregues shumë të përmirësuar si në investimet e huaja, si në prurjen e remitancave apo edhe në disa tregues të tjerë edhe një tregues tjetër që është konsumi i popullatës, ishte paksa më e tkurrur në raport me 2022, ju si i komentoni këto shifra?
Duhet mbajtur parasysh që ne jemi një ekonomi e ndikuar nga një sërë faktorësh, e ndikuar dhe nga zhvillimet e partnerëve tanë tregtarë po edhe nga zhvillimet e ekonomisë rajonale, Evropiane dhe globale. Rritja prej 3.4% është rritja më e madhe në rajon, evidentuar kjo dhe nga vlerësimi më i fundit i Bankës Botërore dhe krahasuar me rritjen e eurozonës e cila ka qenë vete 0.4%, theksohet edhe më tepër fakti që ne jemi në një rritje që në këtë situate dhe në këto rrethana konsiderohet e fortë dhe e qëndrueshme. Edhe raporti më i fundit i “Standard and Poor’s” raporti që na bëri një rritje të kategorisë nga 1B në 2Bb, gjë e cila është një rritje që ndodh përherë të parë që kurë se ne na bëhen vlerësime, evidentoj që në këto vite pasur parasysh që kanë qenë vite në të cilat ne kemi kaluar një sërë krizash, Shqipëria është shfaqur si një nga ekonomitë më rezistente në rajon me një rritje mesatare prej 5.8%. në këtë kontekst, jo vetëm që kemi mundur të kthehemi në një trajektore rritëse, jo vetëm kemi mundur që të kalojmë një sër goditjesh të ekonomisë, që kanë qenë jo vetëm për ne po tërmeti konkretisht ishte për ne, por jemi rikthyer edhe me parametra më të lartë makroekonomik sesa kemi qenë para pandemisë. Kështu për shembull, borxhi publik tashmë ka zbritur nën 60% të prodhimit të brendshëm bruto, në 59.2% duke qenë niveli më i ulët që prej 2010 dhe ka qenë një nga faktorët që të cilët ka kontribuar edhe në vlerësimin e rritur të Standard and Poor’s. Po ashtu investimet e huaja direkt kanë qenë shifër rekord prej 1.5 miliard vitin e kaluar kemi pasur një nga deficitet më të ulta të balancës korrente, kemi pasur shifsha ne rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë dhe përgjithësisht tregues makroekonomik të cilët jo vetëm tregojnë për një rritje dhe ecuri të qëndrueshme deri tani por vendosin edhe bazën solide për një rritje të qëndrueshme ne afatmesëm dhe afatgjatë.
-Kush do përfitojë nga sektorët rritje page dhe kush nuk do të preket nga kjo reformë?
Fakti që ne arrijmë të bëjmë këtë rritje domethënëse të pagave, tregon për momentin e mirë ekonomik që po kalojmë, së dyti për një shprehje të qartë për ta kthyer këtë moment ekonomik edhe në mirëqenie të shtuar për qytetarët. Do të vijoj faza e dytë e rritjes së pagave, ne synojmë që brenda muajit Prill të mund të detajohen rritjet për sektor të caktuar, pritshmëria është që do të ketë rritje për sektorin e shëndetësisë, të mbrojtjes, rendit, rritje domethënëse për arsimtarët, do të ketë për funksionet mbështetëse në ministri ashtu dhe ato zbatuese, planifikohet edhe një mbështetje për punonjësit e pushtetit vendor. Siç është përmendur rritja kumulative në termat efekte duke filluar nga viti 2025 është afro 400 milion euro, pra një shifër domethënëse për buxhetin e shtetit në mbështetje të punonjësve në sektorin publik me pritshmërinë që kjo do të reflektohet dhe në pagat e sektorit privat dhe ka filluar tashmë të reflektohet. Synimi ynë është që ne të kemi një nga pagat më konkurruese në rajon dhe ashtu siç e kam thënë edhe më herët do të arrijmë këtë vit edhe para objektivit pagën mesatare prej 900 euro por me synimin që ky të jetë një stacion dhe jo një destinacion final dhe në vazhdimësi të mund të kemi mbështetje të mëtejshme sa i përket pagave në sektorin publik.
-A do preken pagat e deputetëve, ministrave apo zyrtarëve të nivelit te lartë në administratë publike gjatë këtij viti, apo u mbyll një vit më parë kjo gjë?
Për funksionarët e nivelit të lartë nuk parashikohet të ketë këtë vit një rritje tjetër, rritja për ta u realizua vjet, tani do të vazhdojë me rritje në sektorët që unë përmenda.
-Ata që kanë përfituar vjet, edhe nëse janë në nivel specialisti këtij vit nuk do të përfitojnë më?
Ka një sërë kategorish të cilët kanë përfituar pjesërisht vjet dhe vazhdojnë të përfitojnë. Për shembull ka kategori që janë rritur vetëm më 7% vjet por do të rriten edhe me 20-21% këtë vit. Përgjithësisht rritja fokusohet te sektorët që përmenda.
-Çfarë parashikohet për pensionet, do të kemi një indeksim në muajin Korrik për ta apo do të kemi rritje pensioni?
Indeksimi është një detyrim ligjor, të cilin ne e kemi zbatuar me rigorozitet dhe reflekton inflacionin e shportës, në tre vitet e fundit përfshi dhe buxhetimin që ne kemi për këtë vit ka një transfertë për afro 300 milion eurosh që ka shkuar për indeksimin kumulativ flasim në këto vite sepse kemi pasur dhe inflacion të konsiderueshëm çka është transfertë vjetore permanente për skemën e pensioneve pikërisht për të mbështetur indeksimin, kemi buxhetuar edhe për këtë vit fondin e nevojshëm për indeksimin, ashtu si kemi buxhetuar edhe bonusin e pensionistëve në fund të vitit, i cili do të materializohet, pra nuk është lënë në varësi të realizimit apo mundësive por tani është buxhetuar. Vjet kemi pasur mundësi të japim dy bonuse dhe siç e dini edhe një paketë mbështetëse në fund të vitit për shtresat në nevojë, këtë vit kemi buxhetuar për indeksimin, për bonusin e pensionistëve dhe do të kemi një konsideratë në varësi të ecurisë së të ardhurave, të cilat deri tani kanë një ecuri shumë të mirë dhe janë inkurajuese, edhe për një paketë mbështetëse ndoshta në fund të vitit për shtresat në nevojë.
-Ju e quani të mbyllur kapitullin e inflacionit, pasi edhe këto paketa mbështetëse që janë dhënë për shtresat në nevojë kanë pasur pikërisht zerimin e efekteve të mundshme nga inflacioni ?
Sa i përket inflacionit, ne kemi qenë një ndër vendet që e kemi pasur të moderuar, më të ulët sesa piku i rajonit, më të ulët sesa piku evropian dhe kemi ardhur relativisht shpejt në objektiv. Muajt e parë të këtij viti tregojnë që ne jemi thuajse në objektivin e Bankës së Shqipërisë dhe ky është edhe një nga elementët që është vlerësuar si komponent i qëndrueshmërisë së ekonomisë sonë edhe në raport edhe me inflacionin, pasur parasysh që shumë vende edhe rreth nesh kanë pasur një nivel të lartë inflacioni.
-Ndryshime fiskale keni paralajmëruar që do të ndërmarrë qeveria gjatë këtij muaji apo në muajt në vazhdim, mund të na saktësoni parashikoni të ndërhyni në lehtësimin e barrës së taksave vetëm për pagat apo të ardhurat më përgjithësi?
Është shumë e rëndësishme të theksojmë se kemi jo vetëm një ecuri të mirë të ekonomisë, jo vetën po flasim për rritje pagash, rritje domethënëse pagash dhe indeksim pensionesh, por tani kemi edhe një mundësitë që të diskutojmë për lehtësime të argëtuara fiskale. Ashtu si bëmë me paketën fiskale vjet e cila synonte qëndrueshmëri por edhe disa lehtësime, tani synojmë veçanërisht për pjesën e pagave të kemi disa lehtësime të targetuara duke rritur së pari kufirin mbi të cilin aplikohet 23%-shi dhe për pagat të cilat do aplikohet 23%-shi do të ngelet vetëm një numër jo më i madh sesa 2-3% e numrit total të të punësuarve që do të preken 23%- shi, pra mbi 97-98% e të punësuarve nuk do të preken më nga 23%-si, së dyti po diskutojmë për të bërë një sërë lehtësish të targetuara lidhur për shembull me fëmijët nën 18 vjeç apo me të rinjtë deri në 29 vjeç të cilët punësohen, duke iu dhënë atyre mundësinë që në deklaratat e tyre vjetore të mund të kenë shpenzime të zbritshme për cilësi të veçanta, apo për personat që kanë fëmijë nën 18 vjeç nën ngarkim, të mund të ketë zbritje të posaçme nga tatimi në mënyrë që të jenë më të lehtësuar. Në kuadër të nxitjes se kapitalit njerëzor të punësimit të të rinjve apo edhe të aspekteve demografike që lidhen me fëmijët.
-Çfarë synoni të arrini me këto ndryshime ligjore që do propozoni?
Synimi është i qartë, të lehtësojmë disi shtresën e mesme nga tatimi, të lehtësojmë ata prindër që kanë fëmijë në ngarkim dhe te nxisim të rinjtë të punësohen po edhe punëmarrësit të orientohen drejt punësimit të të rinjve.
-Mos po e teproni me rishikimin kaq të shpeshta të procedurave dhe të ligjeve e normave tatimore në këtë vend?
Së pari, në vitin e kaluar kemi pasur një paketë më shumë pak ndryshime dhe ndryshime lehtësuese, së dyti dhe kjo është shumë e rëndësishme që të theksohet gjatë gjithë kësaj periudhe krizash dhe goditjesh, në Shqipëri nuk ka pasur lëvizje të normave kryesore tatimore dhe së treti nëse ne jemi tani në momentin që po lehtësojmë besoj që lehtësimet janë të mirëpritura. Kështu që nëse e teprojmë me lehtësime, besoj qytetarët na mirëkuptojnë.
Intervistoi: Rigels Seliman