Bujqësia shqiptare do të përfitojë nga përvoja turke në modelin e sigurimit në bujqësi. Kështu u shpreh, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve në fushën e Bujqësisë, në Ankara, ku ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, në takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive. “Modeli i sigurimit në bujqësi, është një projekt i cili do të gjejë bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë turke, për një bujqësi më të fortë përballë vështirësive klimatike dhe për të lehtësuar aksesin në financë për sigurimin e prodhimit bujqësor për fermerët tanë. Ne do të vijojmë punën për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tregtare Shqipëri-Turqi, dhe rritjen e eksporteve bujqësore made in Albania drejt tregjeve të Turqisë”, deklaroi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë