Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Gjermanisë, në vendin tonë, Karl Bergner dhe atashenë e Bujqësisë për vendet e Ballkanit, Frank Müller. Denaj bëri të ditur se Gjermania mbetet një mbështetëse e madhe e zhvillimit të Shqipërisë dhe sektorit të bujqësisë. “Përpos rritjes së bashkëpunimit midis dy qeverive për fuqizimin ekonomik të sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale, diskutuam edhe për krijimin e sinergjive të reja, të konkretizuara përmes projekteve të përbashkëta sikundër është ngritja në Shqipëri e Qendrës Rajonale të Informacionit GjeoHapsinor, i stacionuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha Denaj. Denaj i shprehu ambasadorit Bergner, falënderime edhe në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e vyer të qeverisë gjermane përmes asistencës teknike të ekspertëve gjermanë në procesin e harmonizimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, si edhe për shkëmbimin e eksperiencës në fushën e modernizimit dhe digjitalizimit të bujqësisë, ku Gjermania është lider.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë