BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Ekonomia

Ndërtimi dhe “shkatërrimi jokrijues” i ekonomisë shqiptare

Ndërtimi dhe “shkatërrimi jokrijues” i ekonomisë

“Shkatërrimi krijues” është një term që filloi të përdoret në vitin 1942, kur inovacioni dhe industrializimi rritën prodhimin dhe produktivitetin, duke revolucionarizuar strukturën ekonomike, por duke shkatërruar njëkohësisht të vjetrën.

Megjithëse mund të rezultojë në probleme të menjëhershme dhe humbje të vendeve të punës, shkatërrimi krijues është vlerësuar pozitivisht, pasi është një nxitës konstruktiv për rritjen dhe përparimin afatgjatë ekonomik. Inovacioni është një faktor kryesor në progresin ekonomik, që nxit shkatërrimin krijues.

Në fakt, bota që prej asaj kohe, ka kaluar cikle rritjeje, rënieje, krizash, por gjithnjë ka ecur përpara e nxitur nga inovacioni, risitë, teknologjia dhe mbi të gjitha, evoluimi i burimeve njerëzore.

Sot, ekonomia globale po ndryshon me shpejtësi të jashtëzakonshme, e nxitur nga teknologjia dhe përparimet shkencore, që po sjellin nevojën për modele të reja zhvillimi.

Kontrasti është i dukshëm me rrugën që ka ndjekur e po ndjek ekonomia shqiptare. Pas kalimit nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut, për tri dekada, avantazhi kryesor konkurrues i ekonomisë vendase ka qenë kostoja e lirë e fuqisë punëtore, që ka nxitur sektorë me vlerë të shtuar të ulët dhe paga minimale.

Tashmë, ky model nuk po funksionon më. Emigrimi ka krijuar ngërç të vërtetë në tregun e punës.

Të gjithë sektorët raportojnë se po vuajnë që të gjejnë punonjës dhe po detyrohen të rrisin pagat, në pjesën më të madhe pa e shoqëruar me përmirësim të produktivitetit, duke ndikuar në uljen e konkurrueshmërisë në raport me fqinjët.

Ky proces, duke qenë i sforcuar, nuk po shoqërohet me rritjen e produktivitetit, duke rrezikuar shumë falimente. Industria nuk po arrin të investojë në përmirësimin e teknologjisë, duke humbur përparësinë e kostos së lirë të fuqisë punëtore, pa krijuar avantazh tjetër. Shqipëria mbetet pas në teknologjinë e informacionit, i cili po zhvillohet kryesisht si shërbim për të tretët.

Turizmi është zhvillimi më pozitiv që i ka ndodhur ekonomisë në vitet e fundit, por sërish, siç u pa dhe nga shifrat e 2023, nuk arriti të sjellë vlerë të shtuar në ekonomi. Përveçse ka ndikim sezonal, nuk shihet të bëhen përpjekje për të ndërlidhur sektorët e tjerë, si industria e përpunimit të ushqimeve.

Për më tepër që ky sektor është mjaft i brishtë, si ndaj zhvillimeve të papritura, ashtu dhe ndaj një përkeqësimi të imazhit, në kushtet e një infrastrukture jo shumë funksionale dhe një rritjeje të shpejtë çmimesh në vendin që është marketuar si ndër më të lirët e Europës.

Ndërtimi ka qenë dhe vijon të jetë një motor i rëndësishëm i ecurisë së vendit. Të dhënat e Eurostat, që llogarisin shpenzimet nominale për ndërtimin, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), apo asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022, për Shqipërinë ishin sa 18.8% e PBB-së, nga 11.3% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Në të kundërt, investimet për makineri e pajisje, që janë të domosdoshme për ecjen përpara të ndërmarrjeve, pasi ndikojnë pozitivisht në rritjen e produktivitetit, janë më të ulëtat në Europë. Po sipas Eurostat, në vitin 2022, shpenzimet për makineri e pajisje ishin 4.1% e PBB-së në Shqipëri, e dyta më e ulëta në Europë.

Në Serbi, ky tregues është 8.9% e PBB-së, në Mal të Zi, 7.9%, në Bosnjë-Hercegovinë, 9.5%, në Maqedoninë e Veriut, 7.5%.

Prej vitesh diskutohet nevoja e një modeli të ri ekonomik, të orientuar drejt novacionit, shfrytëzimit të avantazheve konkurruese, rritjes së njohurive e vlerës së shtuar, investimit në kapitalin njerëzor.

Praktikisht, vitet e fundit, orientimi më i madh i investimeve është në ndërtim, një sektor i përkohshëm dhe pa vlerë të shtuar në ekonomi. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike në tre vitet e fundit, duke ndikuar shpesh në gati 50% të saj.

Të dy këta sektorë u nxitën nga bumi i lejeve të ndërtimit që u dhanë në kryeqytet pas vitit 2017 dhe kulmoi në 2022, duke rënë për herë të parë në vitin 2023.

Që modeli i sotëm nuk ka arritur të rrisë mirëqenien, këtë e vërtetoi dhe shifra e fundit e FMN-së për varfërinë, që ishte rritur në 25% në 2022, nga 22% vitin e mëparshëm. Shkatërrimi po mbetet jokrijues për shkak të vonesës në novacion, por edhe të shkallës së ulët të njohurive – rezultat i shkatërrimit jokrijues në arsim.

Kjo është pika më kryesore që do të mbajë peng zhvillimin, po qe se nuk ndodh ndonjë përmbysje që të kthehen disa shqiptarë të ditur, ose të vijnë disa emigrantë të ditur!

Pikërisht zhvillimet demografike, emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore po kthehen në një problem sistemik të ekonomisë, që kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme.

Vetëm një model ekonomik i qëndrueshëm, që ka në qendër kapitalin human, novacionin, shfrytëzimin e avantazheve konkurruese dhe rritjen e vlerës së shtuar do të mund të sillte në binarë ekonominë, sa nuk është shumë vonë./Monitor