BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

"Ndërtimi përdoret për pastrim parash", ekspertja zbardh arsyen e rritjes së informalitetit në punësim për vitin 2023: Të shtohen kontrollet e gjoba

"Ndërtimi përdoret për pastrim parash", ekspertja

Informaliteti në punësim gjatë vitit të kaluar, është rritur, dhe ishte i përqendruar kryesisht në tregti, ndërtim e fasoneri. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në një studio televizive, vë theksin se instancat shtetërore duhet të shtojnë kontrollet për bizneset, ndërsa një thirrje e ka për të gjithë punonjësit që të reagojnë. Ajo shprehet se fillimisht duhet që të ndërgjegjësohen qytetarët.

“Nuk duhet të pranojmë që të punojmë në tregun informal. Është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi ynë. Shumë shpejt na vjen mosha e pensionit, buxhetet tona nuk janë të nivele më të larta dhe të vuajmë një plagë tjetër që do jetë ose mos marrja e pensionit, ose një pension minimal”, tha Radonshiqi.

Ekspertja thekson se informaliteti më i madh gjendet në sektorin e ndërtimit, ndonëse është një sektor i mirëpaguar. Ndër të tjera, ekspertja përmend edhe tregun e mobilierive si një sektor me informalitet të lartë, për të cilin thotë se ka paga të larta, madje sipas saj shpesh herë punonjësit në mobileri paguhen edhe më shumë se profesorët e shkencave.

“Ndërtimi është një ndër sektorët më të paguar. Punonjësit që janë në këtë sektor janë të mirëpaguar. Pse bien pre dhe bëhen palë me investitorët për të punuar në tregun informal. Në momentin që nuk sigurohen, sektori i ndërtimit ka dhe rrisqe. Ai mund të humbasë jetën në skelë dhe ligji s’ka si ta mbrojë. Ndryshimi duhet të nisë nga ne, qeveria duhet të bëjë kontrolle, biznesi duhet të kuptoj që këtë punonjës duhet ta sigurojë

Është edhe sektori i mobilimit që, paguhen me çmime të larta. Madje edhe më shumë se një akademik, mund të marrin në sektorin e mobilierisë edhe 1 mln lekë të vjetra. Më shumë se një profesor shkencash”, vijon ekspertja.

Radonshiqi shprehet se sektori i ndërtimit përdoret për pastrimin e parave.

“Ky sektor ka edhe para informale, para të pista, apo para emigrantësh që i kanë në mënyrë informale. Sektori i ndikimit shihet edhe si mënyrë për të pastruar para. Edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme ka investitorë që shesin apartamente dhe i marrin paratë cash. Kemi kërkesë të lartë të punonjësve në këtë sektor. Një punëtor mund të marrë edhe 50 mijë lekë të vjetra dita”, shprehet ajo.

Ekspertja vë theksin tek kontrollet, por edhe gjobat ndaj bizneseve, si dy mënyra për të luftuar informalitetin.

“Gjoba është një instrument që do shërbente për edukim, në fakt tatimet kur dalin në terren një pjesë e bizneseve gjobitin, por ka edhe korrupsion. Kur biznesi bëhet palë me punonjësin e tatimeve. Jo vetëm që duhet të vërë gjoba, por duhet të sigurohet që punonjësit që vendosin gjoba të bëjnë punën e tyre”, vijoi Radonshiqi.

Shifrat zyrtare tregojnë se puna në të zezë u rrit me 9.2% në 2023, dhe nga ana tjetër është thelluar edhe më shumë problemi me pagat e padeklaruara. Inspektoriati i punës thotë se nga mbi 200 mijë punonjës të inspektuar vjet, rreth 40 mijë ishin me paga minimale.