BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Ekonomia

Ndryshimi për pagat e larta, kufiri që tatohet 23% do të rritet në 250 mijë lekë/muaj!

Ndryshimi për pagat e larta, kufiri që tatohet 23% do të rritet

Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri të ditur në takimin me CEO-t e Dhomës Amerikane të Tregtisë se në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Ministri Mete nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë lehtësimesh pritet të kryhen, por “Monitor” ka mësuar disa detaje të planit që po përgatitet.

Elementi më i rëndësishëm, që po diskutohet, është që shkalla prej 23% e tatimit mbi pagat të zbatohet mbi pagat më të larta se 250 mijë lekë, nga 200 mijë lekë që është sot. Ky ndryshim pritet të prezantohet në qershor dhe do të hyjë në fuqi në korrik, së bashku me rritjen e pagave për administratën.

Tatimi mbi pagat prej 23% filloi të zbatohej në vitin 2014, si pjesë e strategjisë së qeverisë socialiste për të taksuar më shumë të ashtuquajturit të pasur.

Fillimisht pragu mbi të cilin paguhej tatimi prej 23% ishte 130 mijë lekë dhe më pas u rrit gradualisht në 150 mijë dhe 200 mijë lekë që është aktualisht. Ky nivel i lartë nxiti një skemë shmangieje te profesionistët, të cilët dolën nga skema e sigurimeve dhe hapën biznese si persona fizikë, ku paguanin taksa minimale.

Këto lëvizje nxitën tatimet që të bënin disa herë ndryshime ligjore që synonin të kufizonin këto shmangie, ku më i fundit është zbatimi i regjimit të ri tatimor nga 1 janari 2024 për tatimin progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Aktualisht, pagat deri në 50 mijë lekë kanë tatim zero, nga 50-60 mijë lekë paguajnë 13% të shumës mbi 35 000 lekë, nga 60-200 mijë lekë paguajnë 13% të shumës, mbi 30 000 lekë, dhe mbi 200 mijë lekë tatimi është 23% (shiko tabelën).

Krahas rritjes së kufirit mbi pagën, financat po diskutojnë masa të tjera nxitëse për ata që bëjnë deklarimin e të ardhurave personave (DIVA) si lehtësi për ata që kanë marrë kredi për shtëpinë e parë për banim; Lehtësi për të punësuarit që kanë fëmijët në kujdestari.

Një tjetër masë që po diskutohet është që të punësuarit deri në 25 vjeç të kenë lehtësi nga taksat, por ende nuk ka detaje konkrete. Vëmendja te të rinjtë është kthyer për faktin se ata po u drejtohen gjithnjë e më shumë emigracionit, por edhe se të dhënat zyrtare tregojnë se papunësia tek të rinjtë vijon të jetë e lartë. /Monitor/