BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Ekonomia

Ndryshon procedura për transferimin e mbetjeve, ja si do të bëhen aplikimet

Ndryshon procedura për transferimin e mbetjeve, ja si do të bëhen

Subjektet që kërkojnë miratim për transferimin apo eksportin e mbetjeve të rrezikshme ose jo të rrezikshme do të merren online, në një përpjekje për të shkurtuar burokracinë. Një projektvendim i ndryshuar dhe i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka në thelb pikërisht këtë aspekt. Sipas relacionit që shoqëron ndryshimet nënvizohet se tashmë aplikimet nga subjektet do të kryhen përmes portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania.

“Ofrimi i shërbimit online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, do të ketë efekte pozitive që lidhen kryesisht me lehtësimin e procedurës për aplikim dhe me shkurtimin e afateve për pajisjen me autorizim, uljen e afateve të përpunimit dhe procesimit të kërkesës për aplikimin e pajisjes me kod unik dhe raportimet e transferimeve të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme online.

Konkretisht, nëpërmjet këtij projektvendimi do të realizohet raportimi online i transfertave të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, duke ndikuar pozitivisht në raportimin e të dhënave në kohë reale dhe pa kosto për subjektin; ulja e afateve të pajisjes me Kod Unik të subjekteve të cilët kryejnë grumbullim, krijim dhe transport të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.” nënvizon relacioni.

Në një sqarim më të zgjeruar relacioni sjell në vëmendje se ndryshimet e bëra në nenin 2 parashikojnë shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 641, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të cilat lidhen me saktësimin e aktit të miratimit të Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, dorëzimin e kërkesës së aplikimit nga subjekti nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” si dhe rregullimi i procedurës së hedhjes nëpërmjet sistemit të dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me autorizim të eksporteve të mbetjeve të rrezikshme.

“Po ashtu është parashikuar që të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të vendimit, të raportohen në ministri dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, çdo 6 (gjashtë) muaj gjatë afatit të autorizimit, nëpërmjet sistemit elektronik, i cili duhet të jetë i nënshkruar nga personi fizik/juridik.

Raportimi i të dhënave të ruajtura sipas afatit të autorizimit, përbën kusht për shqyrtimin e aplikimit pasardhës. Ministria krijon Regjistrin Kombëtar të Eksportit të Mbetjeve për eksportin dhe tranzitin e mbetjeve. Formati i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit” thuhet në dokument.

Marrë nga Monitor

 

Më të lexuarat