BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Ekonomia

Nga shpërndarja e bonusit, rritja e pensioneve dhe skema e re që pritet të sjellë ndryshime drastike për të moshuarit, Arben Malaj jep mesazhet e rëndësishme, ja kujdesi që duhet të ketë qeveria

Nga shpërndarja e bonusit, rritja e pensioneve dhe skema e re që

Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet, por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk ka adresuar siç duhet problematikat, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët. Por për të folur më shumë rreth kësaj çështje, problematikat që hasin të moshuarit dhe a pritet të këtë indeksimi dhe bonus pensioni për të moshuarit e shtresat në nevojë, gazeta “SOT”, bisedoi me ish-ministrin e Financave, Arben Malaj. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, thekson se indeksimi i pensioneve dhe shpërndarja e bonusit për të moshuarit është domosdoshmëri, pasi siç vë në dukej ish-ministri, 60-70% e të ardhurave të pensionistëve shkojnë për ushqimet e shportës. Sipas zotit Arben Malaj, është koha që qeveria të kthejë sytë nga të moshuarit.

-Profesor Malaj, shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në vitin 2014-të e ka mbyllur ciklin e saj dhe nuk ka adresuar siç duhet problematikat, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët. Sipas jush, pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh?

Problemi më i madh që ka skema jonë të pensioneve, e para është deficiti i masës që prodhon për shkak të numrit të kontribuuesve në hapat e para të 1 me 4 dhe 1 me 2 të klinika bart 1 me 1. E dyta, rritja e pagës ka krijuar mundësi të merren më shumë të ardhura, por skema në vetvete do jetë deficitare, por duhet të ulin nivelin e deficitit të saj. Dhe në vendet e tjera, skemat janë deficitare, ndërsa në vendin tonë, skema e tretë e pensioneve private është në hapat e para.

-Në skemën e re, pritet të rishihet indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Sa e mundshme është kjo?

Besoj se ky do të jetë ndryshimi më i madh, pasi situata më kritike është te shtresat në nevojë, të cilët përdorin në 60-70% të ardhurat e tyre për ushqimet e shportës dhe në këtë mënyrë goditen disa herë më shumë sesa inflacioni mesatarë. Duke pasur parasysh, rritjen e varfërisë dhe të pabarazisë, e cila është lidhja ndër më fraxhile dhe njerëzit nuk mund të ndihen të braktisur. Kështu që duhet me patjetër në skemën e pensioneve duhet të jetë ky element, i cili ka kostot e tija, por mbi të gjitha kostoja më e madhe është e ajo e varfërisë. E për pasojë nuk mund të injorohet dhe duhet të ndiqen modelet e vendeve të tjera që të ketë një pension që t’ju krijojë pensionistëve mundësinë për një jetë të përballueshme.

-Po ashtu, në fokuse te ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare. Mund në na jepni më shume detaje rreth kësaj?

Besoj se duhen parë me kujdes, elementi i zgjatjes së moshës është një element kritik dhe duhet mbajtur parasysh jetëgjatësia dhe mosha që ata përfitojnë. Pensionet suplementare do të jetë një reformë specifike që do më shumë analiza dhe argumenta.

-Ndërkohë në prill të vitit 2023 pati një indeksim te pensioneve, por pensionistët shprehen se nuk është i mjaftueshëm dhe kërkojnë një tjetër indeksim së shpejti. Por ka një kakofoni pasi ka zërë se mund të ketë një indeksim tani, ndërsa të tjerë thonë se do të jetë në muajin tetor. Sipas jush kur do të jetë indeksimi i radhës dhe a janë të efektshme indeksimet që bëhen?

Sigurisht që indeksimet do të kenë parasysh grup pensioni sepse shkalla e goditjes është e ndryshme. Buxhetet janë afatmesme dhe buxhet vjetor. Dhe në buxhetin vjetor, qeveria shqiptare do të ketë parashikuar politikat për indeksimit apo rritjen e pensioneve. Në radhë të parë do të jetë indeksimi i shkallëzuar dhe në radhë të dytë do të jetë rritja e pensioneve. Një gjë është thënë, që nuk ka inflacion të lartë, shteti merr më shumë të ardhura në buxhet. Vendos një taksë të re ku këto të ardhura shtesë duhet të ketë parasysh një qëllim kryesor kompensimin e kostove në rritje që kanë pensionistët duke filluar nga ato me të ardhura më të ulëta e pastaj të përdoren për burime të tjera. Ne pamë dhe vitin e kaluar që kishim inflacion të lartë, ku qeveria merrte të ardhura më shumë sesa plani, ndërsa masa e kompensimit për shtresat në nevojë ishte jo e plotë. E për pasojë, Banka e Shqipërisë ka ngritur shpesh shqetësimin sepse duhet të ketë një rritje ekonomike që ia redukton, jo që ia rrit, që skema e mbrojtjes sociale ka qenë e dobët dhe jo e mirë adresuar.

-Po bonus a ka mundësi të ketë për pensionistët?

Sistemi i banueseve është një sistem që ne e kemi vendosur në vitin 2004 deri në momentet e zakonshme. E rëndësishme është që politikat për punësimin, të jenë politika afatgjatë dhe të bëhen jo në momentet e afrimit të zgjedhjeve, pasi në ato raste dhe sikur të bëhen rritje, nuk do të jetë të qëndrueshme dhe përsëri pensionistët do të vihen përballë vështirësive të tyre.

Intervistoi: Xhoana Vraniçi

Më të lexuarat