BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Nga shtretërit e përdorur, te pesha e rrobave në lavanderi, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembje, KLSH zbulon babëzinë e vjedhjeve nw QSUT, miliona euro dëme

Nga shtretërit e përdorur, te pesha e rrobave në lavanderi,

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” duket se është kthyer në një çerdhe korrupsioni dhe abuzimi. Pak ditë më parë Albana Fico dha dorëheqjen nga drejtimi i QSUT dhe u tha se kjo lidhet me zjarrin te urgjenca e re. Mirëpo duket se gjërat janë më të thella. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në fund të vitit që lamë pas ka kryer një auditim në QSUT dhe ka zbuluar vjedhje skandaloze. Babëzia ka shkuar deri aty sa është vjedhur me peshën e rrobave në lavanderi. Për të qenë më të saktë, KLSH fillimisht ka konstatuar se ka pasur abuzime me tenderët për mobilime zyrash. “Agjencia Shtetërore e Blerjeve të Përqendruara me shkresën Nr. 119/26 prot., datë 15.07.2022, protokolluar me Nr. 35/33 prot., datë 15.07.2022, ka njoftuar Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza"(QSUNT) Tiranë për lidhje kontrate, për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash”, me afat të marrëveshjes 1 vit, me fond limit 147,864,531 lekë pa TVSH. Nga verifikimi fizik i kryer në Spitalin A2 (Urgjencës), më datë 27 dhe 28.03.2023, në prani të E. N me detyrë përgjegjës i Sektorit të Ndjekjes së Investimeve dhe Mirëmbajtjes Ndërtimore dhe E. K. me detyrë specialist/inxhinier biomedikal i Sektorit të Inxhinierisë Klinike, u konstatua se në 1312 copë për 6 artikuj në vlerën 25,605,000 lekë me TVSH nuk janë zbatuar specifikimet teknike, si dhe mobiljet janë të pashoqëruara me certifikatën e origjinës, raportet e testeve, certifikatat e cilësisë, certifikatat e garancisë për mallrat”, thekson raporti auditues i KLSH.

Spitali i ri

Por më tej, KLSH ka zbuluar një vjedhje skandaloze, pasi në spitalin e ri, aty ku ra dhe zjarri, janë futur shtretër të përdorur në vend të shtretërve të rinj. Sipas KLSH, për furnizim dhe vendosje të aparaturave mjekësore për Spitalin e Ri të ndërtuar (A2), është lidhur kontrata me Nr. 64/124 prot., datë 26.07.2022 ndërmjet QSUNT të përfaqësuar nga Albana Fico në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Shoqërisë “B.A.” Shpk në vlerën 23,064,000 lekë me tvsh. Por sipas KLSH, nga verifikimi fizik i kryer në Spital më datë 27 dhe 28.03.2023 u konstatua se 130 shtretër pacienti me kontroll manual për vlerën 10,400,000 pa TVSH, ose 12,480,000 lekë me TVSH, nuk janë të rinj, por të përdorur.  Me pak fjalë në letra i kanë shkruat të rinj dhe i kanë vendosur të përdorur, duke futur lekët në xhep. Një tjetër abuzim është zbuluar me pjesët për pajisjen e Endoskopisë, e vendosur po në spitalin e ri. Sipas KLSH, pjesët janë blerë në vende të ndryshme dhe në fund pajisja është montuar në Tiranë. Por kjo është bërë nga një kompani e pakualifikuar duke rrezikuar jetën e pacientëve.

Higjiena

Vjedhja më skandaloze është me larjet në lavanderi. “QSUNT ka lidhur kontratë 543/4 prot, datë 27.01.2020 me shoqërinë “A.” shpk me objekt “Për ofrimin e shërbimit të lavanterisë dhe hotelerisë për pacientët e hospitalizuar në pavijonet e QSUNT-së për 30.05 ditë/muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, me të drejtë rinovimi automatikisht çdo muaj deri në lidhjen e kontratës bazë” në vlerën 26,738,538.88 lekë me TVSH. Grupi i auditimit përzgjodhi 11 materiale të buta për t’i peshuar, nga 15 materiale në total për shërbimin e lavanterisë nga ku krahasuar peshave për të cilat QSUNT paguan referuar stacioneve të firmosura nga OE “A.” u konstatuan diferenca në peshë për 5 materiale. Referuar situacioneve mujore, grupi i auditimit për çdo muaj për periudhën  objekt auditimi kreu llogaritjen e tyre sipas peshave faktike, nga ku u konstatua se për periudhën prill-dhjetor 2021, OE “A.” shpk është likuiduar në vlerën 193,300,331.07 pa TVSH, ndërkohë që referuar peshave reale duhej të likuidohej në vlerën 189,622,252.16 lekë, më një diferencë prej 3,678,078.91 lekë ose 4,413,693.82 lekë me TVSH, e cila përbën dëm ekonomik për QSUNT-në dhe buxhetin e shtetit”, thekson raporti.

Pediatria

Po ashtu është konstatuar se ndërtesa e Pediatrisë është lënë në mëshirë të fatit dhe rrezikon shembjen. “Referuar situatës së tërmetit të 26.11.2019, nga analiza e grupit të projektuesve pas situatës së tërmetit, vihen re dëmtime në muraturë kryesisht në katin e dytë të godinës të cilat vijnë si pasojë e dëmtimeve në strukturat konstruktive të mureve mbajtëse perimetralë dhe plasaritje të lehta në suvanë e jashtme dhe të dukshme në rifiniturat e brendshme. Kati i fundit i godinës është i evakuar, për çështje sigurie ky kat është i boshatisur. Në kushtet e emergjencës për vazhdimin e funksionimit të tij, projektuesi ka rekomanduar puntelimin dhe nxjerrjen nga puna të komplet katit të dytë teknik të objektit. Në mënyrë që të zgjidhen problematikat kryesore të ndërtesës, opsioni përfundimtar i sugjeruar nga projektuesi për Spitalin e Pediatrisë së Përgjithshme parashikon zgjatjen e jetëgjatësisë së objektit ekzistues deri në 2-3 vjet dhe më vonë ndoshta rikonceptimi i një objekti të ri, i cili do të zhvillohet në prishjen e objektit ekzistues dhe ndërtimi i një objekti të ri të Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme me parametra bashkëkohore”, thekson KLSH.