BREAKING NEWS
Klosi i përgjigjet Berishës: Ju tregoj vrasjet ku ka gisht Saliu, ja pse e zhduku Remzi Hoxhën dhe lidhjet me Millosheviçin, ka punuar kundër UÇK
x
Nis dëmshpërblimi për 6 vendime të Strasburgut, kalojnë në Thesar 1.2 miliard lekë, ja pronarët që përfitojnë
Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Prill 2015
Shteti Shqiptar ka rifilluar në javën e fundit të muajit Mars, pagesat për kompensimi dhe dëmshpërblimin e ish pronarëve, të cilët janë shpallur fitues në vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lajmi konfirmohet nga të dhënat e datasetit Monitorime Thesari 2015, pjesë e portalit http://spending.data.al. Konkretisht nga data 18 mars deri në datën 4 prill (total 2015-ta) janë ekzekutuar 6 transaksione me vlerë 1 211 638 903 Lekë. Këto pagesa të shtetit shqiptar kundrejt palëve, janë bërë nga Thesari i Shtetit , përmes një banke të nivelit të dytë. Përshkrimi i kategorisë se transaksionit është: Shpenzime për kompensime të tjera të papaguara.
Gjithashtu për secilin transaksion ka edhe një përshkrim të detajuar fature. Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë: Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë; Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë; Çështja Memishaj kundër Shqipërisë; Çështja Delvina kundër Shqipërisë; Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë; Çështja Eltari kundër Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptar dëmshpërbleu në vlerën totale 656 076 123 Lekë.
Vendimet e Strasburgut, MF: Ja sa kemi paguar
Vendimet e gjykatës së Strasburgut, kryesisht për problematika pronësie, i kanë kushtuar arkës së shtetit më shumë se 1.2 miliardë lekë në 9 vitet e fundit. E për vitin 2015, detyrimi që duhet shlyer është sa ai i 9 viteve së bashku. Referuar të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, sa i përket procesit të ekzekutimit të vendimeve që kanë të bëjnë me vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, deri sot, është ekzekutuar detyrimi financiar, tërësisht, për 38 prej këtyre vendimeve, ndërsa 2 vendime janë në proces miratimi dhe ekzekutimi. Vitet e fundit, numri i pronarëve që i drejtohet Strasburgut ka ardhur gjithnjë e në rritje, ashtu sikurse edhe vendimet për dëmshpërblim që po ashtu janë gjithnjë e më penalizuese për arkën e shtetit. Në këto kushte, Gjykata e Strasburgut i ka lënë një afat qeverisë shqiptare që të gjejë një formulë të re kompensimin e pronarëve, duke ngrirë edhe shpalljen e vendimeve që mund të rëndonin tej mase arkën e shtetit.
Formula e re pritet të publikohet brenda pak javësh, ndërsa në buxhetin e shtetit janë planifikuar fondet përkatëse për vendimet e pritshme të gjykatës. Për të gjitha vendimet e pritshme të Gjykatës, në buxhetin e shtetit të vitit 2015 janë parashikuar 2 miliardë lekë. Ndërkohë, detyrimi i këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave arrin vlerën e 1.1 miliardë lekëve ose 8.1 milionë euro. Sa i përket ecurisë së disbursimeve të detyrimeve që rrjedhin nga vendimet e Gjykatës së Strasburgut, Ministria e Financave ka sqaruar se shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe aktualisht nuk ka vendime të papaguara apo që nuk janë në proces ekzekutimi. Për të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rast se pagesat e detyrimeve nuk kryhen brenda afatit 3 mujor nga data kur vendimet bëhen përfundimtare, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e kamatë vonesës, për çdo ditë vonesë, çka do të sillte rritje të konsiderueshme të kostos për arkën e shtetit.
Më të lexuarat
Regjistrimi i pasurive të paluajtshme pa sipërfaqe konkrete, Kadastra shqyrton brenda 30 ditësh kërkesat, ja dokumentet e nevojshme
Luhatjet e vlerave të monedhave kryesore, mësoni si këmbehen sot euro, paundi dhe dollari
Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobanka që rrjepin shqiptarët lulëzojnë gjatë pandemisë, rrisin ndjeshëm fitimet
Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9 për qind, lehtësirat e taksave do rrisin deficitin
Kursi i këmbimit valutor, rritet euro
ISSH nxjerr listën e radhës, 241 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë marrin shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve
Këmbimi valutor! Lajm i mirë nga euro dhe dollari
Anketa e Bankës së Shqipërisë, 70 për qind e bizneseve pësuan humbje për shkak të izolimit, ja sektorët më të prekur
Banka Botërore ndryshon pritshmëritë, pritet rënie ekonomike deri në 8.4 për qind, në varfëri do zhyten 41 për qind e qytetarëve
Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!