BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Ekonomia

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri

Nuk kanë fund abuzimet me vjedhjen ndaj shqiptarëve sa i takon çmimeve të karburanteve. Shqipëria ka çmimet e karburanteve më të shtrenjta se vendet e rajonit dhe atyre në botë, edhe pse çmimi i naftës është ulur në tregjet ndërkombëtare rreth 20% përgjatë 2 muajve të fundit. Më konkretisht në fillim të kësaj jave nafta Brent tregtohej në kufirin e 78 dollarëve për fuçi, duke rënë me afro 18% krahasuar me çmimin për fuçi në muajin shtator, i cili ishte 96.55 dollarë. Konkretisht, ditën e hënë, gazoili në bursën e Londrës tregtohej me çmimin e afro 793 USD për ton, vlerë kjo ndjeshëm më e ulët se niveli i dy muajve më parë, i cili ishte pothuajse 1000 USD/ton. Ndërsa çmimet me pakicë në Europë dhe tregjet ndërkombëtare kanë ndjekur trendin e bursës, duket se në Shqipëri po ndodh e kundërta, ku çmimi me pakicë në pikat shitëse të karburantit në Shqipëri, vijon të mbetet i pandryshuara dhe shumë pranë nivelit të 200 lekëve për litër. As forcimi i lekut kundër dollarit të ditëve të fundit nuk ka sjellë uljen e çmimeve. Në fillim të kësaj jave dollari amerikan këmbehej më 93.6 lekë, duke rënë 7% nga vlere e fillimit të nëntorit. Tregu i karburantëve ka një varësi të lartë nga importet. Shifrat e analizuara nga Autoriteti Konkurrencës tregojnë se tre kompani në vend zotërojnë 75% të tregut të naftës me shumicë. Ndërkohë nga një studim i Global Petrol Prices, Shqipëria renditet e 5-ta në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës, ku një litër naftë kushton 197 lekë, 73 lekë më shtrenjtë sesa çmimi mesatar në rang botëror.

Kush po abuzon në “kurriz” të qytetarëve?

Por teksa në Shqipëri çmimi i naftës mbetet i pandryshuar dhe për këtë arsye, ekspertët ngrenë dyshime, që në vendin tonë, tregtarët operojnë si kartel. “Që në momentin që hoqi dorë bordi i transparencës u bë një përqendrim apo kompani të tregtimit në shumicë dhe në pakicë të naftës po formohet një formë karteli dhe kjo është më se evidente. Diferenca në çmime nga një kompani në tjetrën janë zhdukur pothuajse fare”, deklaroi eksperti i ekonomisë, Klodian Muço. Po ashtu, Muço theksoi  distributorët e naftës në Shqipëri paracaktojnë çmimet, duke dëmtuar kështu konkurrencën e lirë në treg. “Në qoftë se ne në të kaluarën diferenca nga 1 lekë deri në 10 lekë nga një distributor te tjetri sot këto diferenca nuk ekzistojnë më. Abuzojnë tregtarët qoftë ata të shumicës si dhe të pakicës”, u shpreh ai. Kujtojmë se Autoriteti i konkurrencës në një studim të industrisë në 2022 evidentoj gati asnjë parregullsi në zinxhirin e distribucionit të naftës, ndërkohë që ky sektor sipas ekspertëve zotërohet gati 75% nga tre kompani të mëdha në vend. Ndërkohë ekspertët apelojnë për një monitorim të shtuar. “Autoriteti i konkurrencës duhet ta monitoroj këtë fenomen. Si ka mundësi që çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien, dollari është zhvlerësuar në raport me monedhën tonë vendase dhe çmimet në treg mbeten pothuajse të njëjta. Kur kemi tendencë rënëse çmimet në tregun shqiptar reagojnë shumë me vonesë, ndërsa kur ato rriten çmimet në vend reagojnë pothuajse menjëherë”, nënvizoi Klodian Muço.