Pas hyrjes në fuqi të ligjit për pensionet private, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dhe projektrregulloren përkatëse për licencimin dhe rregullat shtesë të licencimit të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat dhe depozitarit të fondeve të pensionit privat. Shoqëritë administruese do jenë të themeluara dhe të regjistruara në Shqipëri dhe nuk do të kenë do kenë të të drejtë të transferojnë te të tjerë licencat e marra për këtë aktivitet, ndërkohë që afati i këtyre të fundit do të jetë i kufizuar në kohë. Ndërkaq, subjektet që do të aplikojnë për t’u paisur me licencë, duhet të depozitojnë informacione të detajuara mbi aktivitetin dhe aksionarëve, ndërkohë që kapitali minimal do të jetë 15.8 milionë lekë, apo afërisht 150 mijë euro. Aplikuesit do të jenë të detyruar të bëjnë transparencë edhe mbi burimet e kapitalit, si: raporti i audituesit ligjor, pasqyrat financiare vjetore, dhurata apo burime të tjera të destinuara për t’u përdorur në blerjen e aksioneve të shoqërisë administruese të fondeve të pensionit privat. Po ashtu, ata do jenë të detyruar të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore të 3 viteve të fundit të audituara dhe në rastin e një shoqërie më të re pasqyrat që nga krijimi. Të gjitha këto do të shoqërohen me një deklaratë noteriale që vërteton se shoqëria nuk është nën hetim dhe/ose proces gjyqësor për kryerjen e ndonjë vepre penale, apo të jetë shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për vepra penale, kundër pasurisë ose krim ekonomik apo vepra të tjera penale lidhur me shoqëritë tregtare. Detyrime, një pjesë e mirë e të cilave do të zbatohen edhe në rastet kur aplikanti për licencë është person fizik, individ. Edhe ata do të jenë të detyruar të paraqesin dëshmi të burimeve të krijimit të kapitalit, si blerje ose shitje, dhurata, paga, depozita monetare në banka dhe/ose degë të bankave të huaja apo dëshmi të tjera për burimin e krijimit të kapitalit; ashtu si dhe një deklaratë noteriale se kapitali nuk buron nga hua, kredi ose paradhënie nga subjekte apo palë të treta.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë