BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x

Ekonomia

Përkeqësohet situata ekonomike, bizneset gjermane ankohen për mungesën e transparencës së tenderave dhe korrupsionin në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë ngre alarmin

Përkeqësohet situata ekonomike, bizneset gjermane ankohen për

Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (ose Dhoma Gjermane e Tregtisë në Shqipëri) publikoi dje anketën e periudhës shkurt-mars 2023, lidhur me klimën e biznesit dhe investimeve në vendin tonë duke ngritur shqetësime të shumta për transparencën e tenderave publike, korrupsionin,  luftën ndaj informalitetit e kriminalitetit në vendin tonë. Problematikë serioze që nxorën rezultatet e anketës ishte mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri, një fenomen që po përhapet në masë. Pavarësisht këtyre konkluzioneve që duhen marrë parasysh, në krahasim me vitet 2021-2021, rezultatet tregojnë një përmirësim të lehtë të pritshmërive të bizneseve gjermane që operojnë në vendin tonë. Në krahasim me 2022, bilanci i përgjigjeve të anketës ishte thuajse i njëjtë. Në shumicë, 44 kompanitë që u anketuan pranuan se janë të gatshme të rrisin investimet kapitale në Shqipëri për shkak të faktorëve si: produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve dhe kostoja e punës dhe çelja e negociatave të vendin tonë për integrim në BE. Megjithatë, problematikat e sipërpërmendura janë përmendur publikisht nga Dhoma Amerikane e Industrisë bashkë organizatat simotra në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit, etj. Prej muajsh me radhë, Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëroi se nëse shteti dhe biznesi nuk ndërmarrin ligje për përmirësimin e ekonomisë dhe klimës së biznesit, vendi ynë rrezikohet të zbresë në kategorinë e shteteve problematike për investimet, si: Irani, Mianmari dhe Koreja e Veriut, që janë faktikisht dhe shtete diktatoriale. Po kjo shoqatë ka refuzuar prej kohësh dhe miratimin e amnistisë fiskale nga qeveria, pasi e konsideron si “dritë jeshile” për vërshimin e parave kriminale në ekonominë tonë. Më poshtë po publikojmë rezultatet e anketës së Shoqatës Gjermane të Industrisë e Tregtisë:

45% e kompanive gjermane në Shqipëri të pakënaqura me situatën ekonomike

Situata aktuale ekonomike në Shqipëri vlerësohet në mënyrë të ngjashme me vitin e kaluar, me “mirë” nga 18% e të anketuarve, ndërkohë që në vitin 2021 vetëm 8% kishin këtë vlerësim. 45% e të anketuarve e vlerësojnë atë negativisht, ndërsa 36% e kompanive si “të kënaqshme” (2022: 18%, 42%, 39%).

Pritshmëritë për ekonominë shqiptare, 45% e pandryshuar, 30% negative

25% e të anketuarve vlerësojnë pritshmëritë për situatën ekonomike me mirë, 45% e kompanive vlerësojnë si të “pandryshuar“, ndërsa 30% e tyre e vlerësojnë negativisht (2022: 21%, 44%, 36%). Këto shifra në 2 vitet e fundit janë dukshëm më pozitive se sa vitet 2020 dhe 2021 (vitet e pandemisë), ndërkohë që vlen të theksohet se edhe krahasuar me vitin 2019 (një vit përpara se të niste situata e pandemisë) vihet re një përmirësim.

Situata e biznesit, 39% e vlerësojnë më mirë, 41% e pandryshuar

39% e të anketuarve e vlerësojnë situatën e biznesit më mirë, 41% e kompanive vlerësojnë si të “pandryshuar“, ndërsa 20% e tyre e vlerësojnë negativisht (2022: 36%, 46% dhe 18%). Për sa i përket ecurisë së pritshme të të ardhurave të biznesit të tyre, vihet re se një përqindje më e ulët e të anketuarve besojnë se ato do të qëndrojnë të pandryshuara. 50% e tyre presin rritje të të ardhurave (2022: 46%), 18% presin rënie (2022:12%), ndërsa 32% parashikojnë një gjendje relativisht të qëndrueshme, shifër kjo, që një vit më parë ishte 42%.

Kompanitë gjermane të gatshme të rrisin investimet kapitale dhe numrin e punëtorëve

Vihet re një tendencë e qëndrueshme e bizneseve për të rritur investimet e tyre kapitale gjatë 2 viteve të fundit, krahasuar jo vetëm me vitet e pandemisë (kur hezitimi ishte i shpjegueshëm), por edhe me vitin 2019. Gjithashtu, 34% e bizneseve parashikojnë të rrisin numrin e punonjësve, 48% planifikojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele, ndërkohë që 18% mendojnë se do t‘u duhet ta reduktojnë.

70% e kompanive gjermane të anketuara duan të investojnë në Shqipëri

Ndër faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, janë vlerësuar më pozitivisht (ashtu si vitin e kaluar) produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve dhe kostoja e punës. Një ndryshim i dukshëm pozitiv dallohet edhe tek negociatat për anëtarësim në BE, faktor që më parë vlerësohej ndër të fundit në renditje. Të pyetur nëse do e zgjidhnin Shqipërinë përsëri si një vend për të investuar, 70% e bizneseve përgjigjen me “po”.

Faktorët që pengojnë kompanitë të investojnë në Shqipëri

Ndër faktorët e vlerësuar më negativisht vijojnë të renditen transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, siguria ligjore, aksesi në financimet shtetërore dhe të BE-së dhe parashikueshmëria e politikave ekonomike. Ndërsa vlen për tu theksuar se disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar” ka shënuar një rënie të dukshme gjatë viteve të fundit, në krahasim me vitet e kaluara, kur ky faktor renditej si një ndër më pozitivët. Kjo shpjegohet nga shkalla e lartë e emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie.