
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Progres Raporti 2023 i KE për Shqipërinë, vlerësime për “Kriterin Ekonomik” dhe një sërë kapitujsh të drejtuar nga Ministria e Financave

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Nëntor 2023

Komisioni Evropian publikoi më 8 nëntor 2023 Progres Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ku vlerësohet ecuria e vendit sa i përket përmbushjes së kritereve kryesore në procesin e negociatave të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe jepen rekomandimet që duhet të ndiqen në vijim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është drejtuese e 13 kapitujve dhe “Kriterit ekonomik” në negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa është bashkënegociuese në dy kapituj të tjerë. Komisioni Evropian ka vlerësuar progresin e bërë në disa prej kapitujve që negociohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit, përparimi më domethënës është bërë lidhur me “Kriterin Ekonomik”, ku vendi ka avancuar nga vlerësimi i mëparshëm “i përgatitur në mënyrë të moderuar” në vlerësimin “një nivel i moderuar dhe i mirë përgatitjeje”. “Raporti i borxhit publik ra nën nivelin para krizës së vitit 2019. Reformat kanë nisur për të përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e shpenzimeve dhe investimeve, si edhe monitorimi i rreziqeve fiskale ka vijuar të përmirësohet”, thekson raporti. Gjithashtu, u shënua progres, me një rritje të shkallës së vlerësimit në Kapitullin 7 “E drejta e pronësisë intelektuale” dhe Kapitullin 19 “Politika sociale dhe punësimi”, ku vlerësimi avancoi në “i përgatitur në mënyrë të moderuar”. Po ashtu, Komisioni Europian vlerëson se është arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL dhe Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), ku si rrjedhojë Shqipëria doli nga lista gri në tetor 2023. Sa i përket kritereve ekonomike, KE vlerëson në raport se Shqipëria ka një nivel midis mesatares dhe nivelit të mirë të përgatitjes në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë përparim në adresimin e rekomandimeve të vitit të fundit. “Ekonomia tregoi qëndrueshmëri dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë gjatë 2022, pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e Rusisë. Shqipëria ka nivel përgatitjeje për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së, si dhe ka bërë disa përparime në reformat strukturore në tregun e energjisë, transportit, infrastrukturës, dhe digjitalizimin e ekonomisë”, thuhet në raport. Komisioni vëren se Shqipëria ka arritur një nivel mesatar përgatitjeje në shumë fusha që lidhen me konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, përkatësisht taksat, politikat e sipërmarrjeve dhe industrisë, politikat sociale dhe punësimin, arsimin dhe kulturën, si dhe doganat.
Më të lexuarat


FMN ngre alarmin, zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me inflacionin, evazionin, çmimet dhe pensionet

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Rritja e çmimeve të banesave në Tiranë, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira, renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet
