BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Ekonomia

Pronat, në një vit vetëm 329 aplikime, mbetet i ulët edhe numri i përfituesve, në 8 vite janë kompensuar 812 familje

Pronat, në një vit vetëm 329 aplikime, mbetet i ulët edhe

Ndryshe nga çfarë pritej, ndryshimet e bëra në ligjin e pronave nuk sollën përshpejtim të procesit të kompensimit. Referuar raportit të ATP-së përgjatë vitit që lamë pas janë kompensuar vetëm 9 familje, ndërsa i ulët ka qenë edhe numri i aplikimeve të bëra nga qytetarët. Kështu, në harkun e 12 muajve janë depozituar vetëm 329 kërkesa, nga të cilat 319 për Kompensimin fizik Financiar dhe 10 për Kompensimin me Kërkesë të Veçantë. Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar në 2015-n dhe deri në 2023 janë kompensuar 812 familje me një fond rreth 7.9 miliardë lekë ose rreth 79 milionë dollarë. Gjithashtu janë shpërndarë 717 hektarë tokë nga fondi fizik. Ecuria e procesit ka qenë e kushtëzuar edhe nga betejat e njëpasnjëshme ligjore, nëpër të cilat i është dashur të kalojë ligjit të pronave. Pas padisë së depozituar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, prej nëntorit procesi është pezulluar sërish në pritje të vendimit të radhës nga Gjykata Kushtetuese. Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, pra, që kanë pasur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer. Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroheshin të kompensuara, me skemën e re do të marrin 10 për qind të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer. Lidhur me mënyrën e kompensimit, krahas skemave tradicionale siç është kompensimi fizik dhe financiar, një formë e re kompensimi për rreth 25 mijë pronarë që qëndrojnë në listë prej gati 3 dekadash, do të jetë edhe kompensimi me aksione. Pronarëve do t’ju ofrohet si mundësi përfitimi i aksioneve në shoqëri me kapital shtetëror ose në shoqëri tregtare ku shteti zotëron aksione që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme.