BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Ekonomia

Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë në vendin tonë?! Që nga viti 2017 ja cila është periudha më afatgjatë e papunësisë e cila arriti nivelin më të lartë

Pse nuk “duan” të punojnë të rinjtë në

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës të huaj për të përmbushur nevojat. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në fund të tremujorit të katërt 2024, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë tek kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017. Papunësia te të rinjtë po rritet teksa kjo grupmoshë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu. Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësuar gjendjen e tyre ekonomike. / Marrë nga Monitor