BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Qeveria siguron 8,5 mld lekë në tregun e brendshëm, interesat e bonove 12-mujore u rritën lehtë në 3,65% ankandin e fundit

Qeveria siguron 8,5 mld lekë në tregun e brendshëm, interesat e

Qeveria sërish ka siguruar borxh me interes të ulët në tregun e brendshëm. Në ankandin e fundit të bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor u blenë 8,5 miliardë lekë, me një yield mesatar të ponderuar prej 3,65%. Kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria, duke arritur në rreth 8,558 miliardë lekë. Ndonëse me një rritje të lehtë nga ankandet e mëparshëm, interesi i bonove 12-mujore po tenton të ringrihet pasi arriti në qershor të vitit të kaluar një minimum prej 3,06%. Pas rritjes së normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë në muajin nëntor në 3,25%, yieldet e bonove të thesarit tentuan ringritjen që gjithsesi deri më sot mbetet nën nivelin e fillimvitit të kaluar kur u regjistrua në 5,34%. Në tre muajt e ardhshëm, prill, maj dhe qershor është planifikuar realizimi i 22 ankande bonosh dhe obligacionesh, ku në total do të emetohen 105,5 miliardë lekë. Gjatë këtij viti është parashikuar që borxhi publik do të merret në masën më të madhe në tregun e brendshëm, në formën e bonove të thesarit e obligacioneve. Referuar planit vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve për 2024-ën pritet të jetë rreth 378.64 miliardë lekë.