BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Ekonomia

Qeveria vihet në lëvizje pas kaosit që ka mbërthyer biznesin fason, miraton garancinë sovrane 4 miliardë lekë për këtë sektor, reagon sindikata dhe tregon recetën si dilet nga kriza

Qeveria vihet në lëvizje pas kaosit që ka mbërthyer biznesin

Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve. Efektet e para të krizës nisën që në vitin 2020 pas izolimit nga COVID-19, ku kompanitë u detyruan të ndryshonin zinxhirin e prodhimit, dhe të fokusoheshin tek materialet mjekësore. Por rënia e fitimeve të këtij sektori kulmoi në vitin e kaluar dhe vijoi të thellohet edhe në janar të këtij viti. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave sektori i tekstileve dhe këpucëve ka shitur vjet mallra me vlerë 126.308 miliardë lekë (1,2 mld euro euro), me rënie prej rreth 8.9 miliardë lekë (87,5 mln euro) krahasuar me vitin 2022. Këtyre shifrave ju shtuan edhe humbjet e muajit janar ku eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 2.1 miliardë lekë (20,7 mln euro) në krahasim me janarin e vitit 2023. Pra në total fatura e humbjeve pa llogaritur numrin e kompanive të mbyllura dhe punonjësve të larguar arrin në afro 110 milionë euro. Shkaku kryesor sipas shoqatës, “ProEksport Albania” është zhvlerësimi i euros, që ka rënë me 10% vitin e kaluar, ndërsa vijon të mbetet në nivelin 103 lekë një euro edhe këtë vit.  Nëse në fund të vitit 2022 një euro kushtonte deri 116 lekë, aktualisht është në vlerën 103.7 lekë, por vjet në verë zbriti deri në 100 lekë. Kjo rënie e fortë, ju zhvlerëson eksportuesve fitimet, pasi shesin të njëjtin mall e marrin më pak para. Por nga ana tjetër në rënie janë edhe kontratat e reja që ato kanë për punë, kjo sipas kompanive ka ardhur për shkak të kostove të shtuara dhe shtrenjtimit të krahut të punës në vend. Bazuar në raportet e INSTAT, importet e tekstileve dhe këpucëve vjet u ulën me 7.5 miliardë lekë, ndërsa në muajin e parë të këtij viti ato pësuan një rënie me 586 milionë lekë krahasuar me janarin e vitit 2023.

Hynë në lojë qeveria

Por për të mbështetur sektorin dhe për ta nxjerrë nga kriza, qeveria ju ka premtuar disa masa mbështetëse, një prej të cilave është garancia sovrane, që u miratua dje në mbledhjen e qeverisë në vlerën 4 miliardë lekë. Ministri i Financave, Ervin Mete sqaroi dje para mediave se me këtë rishikim është bërë e mundur vendosja në dispozicion e fondit 4 miliardë lekë për garancinë sovrane që do të përfitojë sektori i manifakturës. “Përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor. Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”, deklaroi Mete. Ndërsa kushtet se sa do të jetë norma e interesit për kredinë që do të marrin bizneset, apo sesa përqind do të dalë garant shteti për këtë skemë do të përcaktohen me VKM, tjetër.

Reagon sindikata

Por teksa ende nuk janë specifikuar kushtet dhe kriteret e kësaj garancie apo dhe norma e interesit, ProEksport Albania thotë për Report TV, që në mënyrë që sektori të përfitojë duhet të jetë norma e interesit jo më e lartë se 1.5%, si dhe shteti duhet të dalë garant për 80% të kredisë.  Pra kolaterali që duhet të vë në dispozicion të bankave shteti në mënyrë që të japin kredi për eksportuesit e këtij sektori të jetë 80%, ndërsa 20% të mbulohet nga privati. Po ashtu ato kërkojnë që edhe kërkesat e bankave apo analizat e riskut që ata bëjnë për të miratuar huanë të jenë të lehtësuara, pasi bilancet e tyre financiare janë të dobëta për shkak të goditjeve që kanë pësuar. Qeveria po ashtu ju ka premtuar miratimin edhe të një mekanizmi lehtësues, në formën e overdraftit për të pasur në dispozicionin likuiditetin e nevojshëm në mënyrë që kompanitë të nisin prodhimin sipas kontratave që ata kanë. Do të ngrihet një skemë financimi për një akademi profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani si dhe rimburisim të shpejtë të TVSH-së.

Më të lexuarat