Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në shkurt 2024 krahasuar me vitin 2019. Lajmin e bëri të ditur dje kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh krenar për këtë arritje të vendit. “Ne po ngjitemi gjithnjë e më lart. Krenarë të ndajmë që Shqipëria kryeson edhe në rritjen e trafikut të pasagjerëve në shkurt krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, i lulëzuar dhe gati për të mirëpritur botën”, u shpreh kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational). Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019. Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë