Kryeministri Edi Rama nga Ankaraja, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre, me lejet e drejtimit të tyre në Turqi. Gjatë fjalës së tij, Rama falënderoi presidentin turk për miratimin e kësaj marrëveshje. “Faleminderit shumë për lejet e drejtimit që ju i miratuat dhe tani shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre, me lejet e drejtimit. Në këtë rast na i miratuat pas Gjermanisë, por e mirëkuptojmë vonesën”, u shpreh Rama. Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’iu njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë. Parlamenti turk tashmë e ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinave.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë