BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Ekonomia

Rënia e Euros fut në krizë fasonët, shkurtohen vendet e punës, kreu i “Pro Eksport Albania” ngre alarmin dhe i bën thirrje qeverisë të marrë parasysh kërkesat e tyre për të shmangur falimentin

Rënia e Euros fut në krizë fasonët, shkurtohen vendet e

Bizneset po përballen me krizë financiare për shkak të rënies së euros në kursin e këmbimit. Humbjet më të mëdha janë për biznesin fason, pasi të ardhurat i marrin në euro ndërsa shpenzimet i paguajnë në lek. Sipas biznesmenëve humbjet nga euro shkojnë në 25 për qind. Gjatë takimit të “Pro Eksport Albania” me pronarët e fabrikave të veshjeve dhe këpucëve në Shkodër, kreu i shoqatës Edvin Prençe tha se për shkak të krizës çdo ditë largohen nga puna 30 punëtorë në mbarë vendin. “Nga nëntor e në vazhdim, çdo ditë mbyllen 30 vende pune në rang republike, por kriza më e madhe pritet në janar”, deklaroi ai. Ndërsa koordinatori Florian Zekja duke bërë një analizë krahasuese me vitin 2022, tha se eksportet kanë rënë ndjeshëm nga Marsi i këtij viti e në vazhdim. “Eksportet kanë rënë me 11 për qind në Mars dhe ka vazhduar deri në tetor”, deklaroi ai. Po ashtu, Shoqata Pro-Eksport Albania dhe pronarët e disa kompanive prodhuese në Shkodër ripërsëritën kërkesën për marrjen e masave nga qeveria. “Duhet të orientojmë drejt standardit “Made in Albania”. Duhet te heqim dorë nga kërkesa për rimbursimin e Euros. Ne duhet të hartojmë një projekt për mbështetje nga qeveria dhe të ulemi në bisedime”, thanë përfaqësues të biznesit fason në Shkodër.

Fasonët takime në Shkodër

Ndërkohë në kuadër të nismës “Kriza e sektorit manifakturë dhe mbyllja e vendeve të punës” ditën e sotme Shoqata Pro-Eksport Albania ka paralajmëruar se mbledhja e radhës e Sektorit të Industrisë së Veshjeve dhe Këpucëve do jetë për rrethet Durrës dhe Krujë. “Përshëndetje I/E Nderuar, Mbledhja e radhës e Sektorit të Industrisë së Veshjeve dhe Këpucëve do jetë për rrethet Durrës dhe Krujë; Data: 09/12/2023 (e shtunë), Ora: 10:30, Vendi: Hotel Palace, Durrës. Temat kryesore të diskutimit: Luhatjet anormale të monedhës Euro dhe pasojat; Ecuria e biznesit të manifakturës në këtë fund viti; Analiza dhe vendimmarrja për këto situata problematike; Klima e biznesit dhe marrëdhënia me qeverinë; Tema të tjera lokale dhe kombëtare që shqetësojnë anëtarët e Rretheve Durrës dhe Krujë. Jeni të lutur të jeni pjesë, Është e rëndësishme pjesëmarrja dhe kontributi juaj për të trasmetuar dhe dhënë informacionin mbi këtë pandemi ekonomike dhe problem social që po krijohet. Gjithë të mirat, Zyra e Komunikimit e PEA-s”, thuhet një njoftimin e bërë publik dje. Nga ana tjetër, shoqata ka zbuluar se 9 milionë euro përllogariten në muaj humbjet e sektorit fason si pasojë ndikimit të drejtpërdrejtë të dobësimit të kursit të këmbimit, kryesisht të monedhës europiane. Shoqata Pro-Eksport Albania deklaroi pak ditë më parë se shumë biznese janë mbyllur dhe të tjerat kanë reduktuar linjat e prodhimit. “Ne dita-ditës kemi një humbje në rreth 50 punonjës që largohen nga sistemi i punës në vendin tonë. Po humbasim konkurrueshmerinë tonë në krahasim me vendet ballkanike. Bizneset prodhuese të sektorit tashmë kanë filluar të reduktojnë linjat prodhuese e disa të tjerë kanë filluar mbylljen e bizneseve, pasi kostot deri në pritje të ndryshimit të situatës janë të larta dhe kjo ka çuar deri më sot që bizneset të rrisin borxhin që kanë me  DPT-n dhe Bankat e nivelit të dytë”, bën me dije Shoqata Pro-Eksport Albania. Instituti i Statistikave raporton për një rënie të vlerës së  eksporteve me 47.4 milionë euro në 10 muaj, ndërsa shoqata thotë se humbjet janë edhe më të mëdha. Në një letër të drejtuar Ministrisë së Financave, por dhe Sipërmarrjes, përveç kërkesë për dialog, sektori thotë se duhet miratuar edhe paketa që mbështet manifakturën. “Paketa manifakturë ka mbi 3 vite në sirtarët e Ministrisë së Financave, nuk ka asnjë lloj reagimi. Ajo çfarë ne kemi llogaritur është 150 euro humbje për punonjës, ose 9 milionë euro humbje në muaj në sektor.” Kursi i këmbimit, rritja e kostove, mungesa e theksuar likuiditeti, por dhe amortizimi i impianteve prodhuese janë ndër problematikat e sektorit i cili zë mbi 38% të eksporteve Made in Albania dhe ka mbi 75.000 të punësuar.