BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Ekonomia

Rritet interesi i qytetarëve për kredi gjatë muajit janar, por edhe vlera e kursimeve

Rritet interesi i qytetarëve për kredi gjatë muajit janar, por

Viti 2024 ka nisur me rritje të vlerës së kredisë së dhënë nga bankat. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë huaja që kanë disbursuar bankat në janar ishte në nivelin më të lartë që prej vitit 2016 në këtë muaj. Rreth 23.3 miliardë lekë ishte kredia e dhënë në muajin e kaluar, nga 16.5 miliardë lekë që u dha në janar të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e kredisë së tërhequr ka qenë në lekë, me rreth 12.7 miliardë lekë, kjo edhe për shkak të forcimit të lekut, dhe normave më të favorshme të interesit.

Në këtë muaj të parë të vitit pesha më e madhe e kredisë ka shkuar për sektorin i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, ndjekur nga ndërtimi, energjia elektrike, industria përpunuese dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme.

Nga ana tjetër në janar kanë pësuar rritje me 25.1 miliardë lekë edhe depozitat sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Në fund të muajit individët bizneset dhe institucionet kishin të depozituara në sistemin bankar mbi 1.3 trilionë lekë, nga 1.2 trilionë në janar të vitit të kaluar.

Prej muajsh tashmë po vërehet tendenca e qytetarëve dhe bizneseve për ti rritur depozitat në Lekë, kjo edhe për shkak të zhvlerësimit të fortë të valutave prej 1 viti. me afro 37 miliardë lekë janë rritur depozitat në lekë, ndërsa në valutë në raport me janarin e vitit të shkuar janë ulur me afro 11.8 miliardë lekë.

Rritje të lehtë në këtë muaj të parë ka regjistruar edhe paraja jashtë bankave. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë jashtë bankave në muajin e kaluar qarkulluan 388,3 miliardë lekë nga 387,5 miliardëlekë që ishte vjet me një rritje prej  821 milionë lekësh.

KREDIA E DHËNË PËR EKONOMINË

Janar 2023        16,548 mld lekë

Janar 2024        23,386 mld lekë

Rritja                 +6,838 mld lekë

Janar 2023        1,295,401 mln lekë

Janar 2024        1,320,556 mln lekë

Rritja                   +25,155 mld lekë

Janar 2023          387,505 mln lekë

Janar 2024          388,326 mln lekë

Rritja                       +821 mln lekë