BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Ekonomia

Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni, në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë

Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni, në 2024

Çdo banor vitin që vjen pritet të fusë në xhepin e tij 46.8 mijë lekë më shumë se ky vit. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2024 Ministrisë së Financave parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto për banor do të jetë 876.6 mijë lekë, nga 829.8 mijë lekë që pritet për këtë vit. Pra paga mesatare (sektori shtetëror +privat) për vitin 2024 përllogaritet në rreth 73 mijë lekë në muaj, nga 70.9 mijë lekë e përllogaritur nga INSTAT për këtë vit.

Ky përmirësim pritet të vijnë nga rritja e punësimit, përmirësimi i pagave dhe performanca pozitive e ekonomisë në tërësi. Por kjo rritje e të ardhurave zhvlerësohet nga inflacioni i lartë, kryesisht ai i ushqimeve, për shkak se pjesa më e madhe e buxhetit të familjeve shkon për produktet e shportës. Vetëm si pasojë e inflacionit pagat në sektorin shtetëror sipas INSTAT vjet u zhvlerësuan me 4.5%, kjo për shkak se rritja e pagave ishte 2.2%, ndërkohë që inflacioni kapi shifrën 6.7%. E njëjta gjë ndodh edhe me pagat e sektorit privat, ku në fund të qershorit paga mesatare ishte 65.901 mijë lekë, nga 62.198 mijë lekë që ishte në fund të vitit 2022, duke u rritur me 3.773 lekë ose rreth 5.4%.

Nga ana tjetër në 6 mujorin e parë të këtij viti inflacioni krahasuar me vitin e kaluar u rrit me 5.56%, pra më shumë se paga mesatare. Edhe pse të gjitha institucionet presin ulje të inflacionit në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë kërkoi nga qeveria gjatë shqyrtimit në parim të buxhetit, të mos ulet vëmendja ndaj çmimeve, pasi mbetet sfida kryesore, që redukton mirëqenien dhe gërryen fuqinë blerëse të familjeve. Madje banka vlerëson se gjendemi përballë rrezikut të një vale të dytë inflacioni për shkak të tensioneve të jashtme gjeo-politike, si lufta që nuk po ndalet në Ukraine apo tensionet në Lindjen e Mesme.