BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Ekonomia

Shoqatat e biznesit do të “shkrihen” në një Dhomë Kombëtare Ekonomie, viti i parë me tarifë zero

Shoqatat e biznesit do të “shkrihen” në një

Të gjitha shoqatat e biznesit dhe dhomat e tregtisë do të shkrihen, për tu bashkuar në një të vetme: Dhoma Ekonomike Kombëtare. “Të gjitha subjektet tregtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit do të jenë anëtare të Dhomës Ekonomike Kombëtare, me përjashtim të subjekteve që janë anëtarë në dhoma apo urdhra profesionalë të krijuar me ligj të veçantë”, thuhet në relacionin e projektligjit të qeverisë të hedhur në konsultim publik. Në projektligj, thuhet se subjektet tregtare dhe bizneset e vogla janë të detyruara të regjistrohen në dhomë duke paguar një tarifë vjetore 1 mijë lekë. Vetëm për vitin e parë të krijimit të dhomës që është 2025-a, nuk do të paguhet tarifë pasi është periudhë tranzitore dhe mbështetet nga buxheti i shtetit. Sipas relacionit kostoja për krijimin dhe funksionimin e dhomës në dy vitet e para përllogaritet në 140 milionë lekë. Ndërsa në vitet e tjera, të ardhurat e dhomës do të sigurohen nga tarifat e anëtarësisë, tarifat e shërbimeve që ofron, kontributet të donatorëve apo burimeve të tjera, të cilat nuk bien ndesh me legjislacionin. Më bashkimin e shoqatave dhe Dhomave në një të vetme, synohet sipas projektligjit që të krijohet një organ publik që lobon për politikat në fushën e ekonomisë, përcjellë zërin e anëtarëve të saj në proceset e hartimit të legjislacionit, ndihmon në rritjen e kapaciteteve të bizneseve, nxit konkurrencën në vend dhe shërben si një urë lidhëse për të bashkërenduar nismat me aktorët e tjerë që veprojnë në këtë fushë. Kjo nismë e propozuar nga Ministria për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit është kundërshtuar nga 19 shoqata biznesi e Dhoma Tregtie, të cilat pak javë më parë në një letër drejtuar këtij institucioni i shprehen kundër anëtarësimit me detyrim në dhomën kombëtare. Po ashtu ata pohojnë se nuk ka ndonjë argumentim se përse bëhet kjo lëvizje dhe as nuk ka një analizë mbi produktivitetin e dhomave e shoqatave aktuale të sipërmarrjes.