BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Ekonomia

Shqipëria, përsëri në listën gri për pastrimin e parave, FATF jep alarmin: Problem Amnistia Fiskale, duhet rishikuar, ose braktisur si projekt i Qeverisë

Shqipëria, përsëri në listën gri për pastrimin e

Edhe viti 2023 e gjeti Shqipërinë përsëri në listën gri të për pastrim parash të FATF dhe MONEYVAL. Në vendimmarrjen pas mbledhjes plenare të zhvilluar në datat 22-24 shkurt, Task Forca për Veprimin Financiar, e njohur si FATF ka konkluduar se vendi ynë ka përmbushur detyrimet ligjore, ashtu si dhe ka shtuar rastet e procedimeve për pastrim parash, por është Amnistia Fiskale ajo që përbën shqetësim të fortë për të ardhmen. Për këtë shkak Shqipëria gjendet përsëri në Listën Gri të juridiksioneve me rrezik të lartë për pastrim parash ku përfshihen vende si Burkina Faso, Ishujt Kajman, Kongo, Gjibraltari, Haiti, Xhamaika, Mozambiku, Nigeria, Panamaja, Filipinet, Senegali, Siria, Tanzania, Uganda, Jemeni apo Turqia. Që në shkurt të vitit 2020, thekson Task Forca në raportin përmbledhës, kur Shqipëria ndërmori një angazhim të nivelit të lartë politik për të punuar me FATF dhe MONEYVAL për të forcuar regjimin dhe efektshmërinë kundër rrezikut të pastrimit të parave, vendi ka hedhur hapa drejt përmirësimit të këtij regjimi, përfshi këtu edhe demonstrimin e një rritje domethënëse të numrit të rasteve të proceduara për pastrim parash, vecanërisht atyre me prejardhje nga krime të kryera jashtë, dhe paratë janë pastruar në Shqipëri. Gjithsesi, Task Forca nuk ka caktuar ende një vizitë në vend për të verifikuar implementimin e reformave të Shqipërisë në kuadrin e luftës kundër pastrimit të parave. Kjo, theksohet në dokument, pasi FATF ka shqetësime mbi planet e Shqipërisë për të zbatuar një program vetëdeklarimi të ardhurash, i cili nuk përputhet me parimet e Task Forcës për menaxhimin e rrezikut të pastrimit të parave apo praktikat më të mira në këtë fushë. Shqipëria, thekson më tej FATF, duhet të sigurojë që çdo amnisti e përfshirë në ligjin për vetëdeklarimin e të ardhurave mos krijojë mundësi që individë apo subjekte të legalizojnë apo të atdhesojnë asete me origjinë të paligjshme. “Shqipëria duhet të rishikojë draftin e Amnistisë dhe të punojë me Moneyval për të siguruar që çdo ligj për vetëdeklarimin e të ardhurave të ketë mekanizmat e duhur mbrojtës për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm me këtë program për ta përdorur për pastrim parash. Alternativa tjetër është që ajo të marrë në konsideratë braktisjen tërësisht të këtij programi”, thuhet në dokument.