BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Ekonomia

Shqipëria u hap dyert fondeve të mëdha të investimeve nga BE, hidhet për konsultim projektrregullorja për mënyrën si do regjistrohen dhe si do operojnë

Shqipëria u hap dyert fondeve të mëdha të investimeve nga

Shqipëria po i hap zyrtarisht dritën jeshile fondeve të mëdha të investimeve evropiane, ndërkohë që prej kohësh së paku dy prej tyre kanë shprehur interes për të qenë prezentë në vend. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik dokumentin që rregullon mënyrën si ata do regjistrohen dhe si do operojnë në Shqipëri. Më specifikisht, Projektrregullorja ka qëllim përcaktimin e procedurës, rregullave dhe dokumentacionit për njohjen e administruesit të fondeve të investimeve alternative të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe miratimin e regjistrimit të këtyre fondeve që do t’u marketohen dhe shiten investitorëve profesionist dhe të kualifikuar në Republikën e Shqipërisë. Rregullorja përcakton kritere strikte sa i përket transparencës së këtyre fondeve dhe mënyrës si operojnë. Prospekti që do i vihet në dispozicion investitorëve në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbajë një Shtojcë me informacionin lidhur me mënyrën e marketimit dhe shitjes së aksioneve ose kuotave të fondit të investimeve alternative të miratuar në një vend të BE-së në Republikën e Shqipërisë.

Prospekti që u vihet në dispozicion investitorëve, hartohet në gjuhën shqipe dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të agjentit të regjistruar, nëpërmjet të cilit administruesi i njohur mund të marketojë dhe të shesë kuotat e fondit të investimeve alternative. Autoriteti, gjatë procesit të njohjes së administruesit të fondeve të investimeve do shqyrtojë informacionin e nevojshëm lidhur me to, si dhe nëse ekzistencën e një marrëveshjeje me objekt bashkëpunimin e duhur mbikëqyrës midis autoritetit rregullator të vendit të BE-së të administruesit të fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së, dhe Autoritetit. Po ashtu, AMF do marrë në shqyrtim, masat e nevojshme për pagesën në Republikën e Shqipërisë të investitorëve për shlyerjen e aksioneve ose kuotave të fondeve të investimeve alternative dhe vënien në dispozicion të informacionit për investitorët që shoqëria harton dhe përgatit, sipas rregullave të vendit të saj të origjinës të ndërmarra nga Administruesi i fondeve të investimeve alternative të miratuar në një vend anëtar të BE-së.