Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një vizite në një furrë buke në Lushnjë, nënvizoi dje se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për furrat e bukës, duke mbetur 7.5 lekë/kilovat-orë. Gjatë takimit të zhvilluar në furrën e bukës së Dinës, Balluku ka risjellë në vëmendje edhe një herë politikën e ndërmarrë nga qeveria, pas kërkesës së realizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës për një taksim të ndershëm të energjisë. Jemi këtu për të konfirmuar se nuk rritet çmimi energjisë për furrat e bukës. por mbetet 7.6 lekë/kilovat-orë. Pastaj dhe furra juaj e bukës është një shembull, jeni fare afër tokës bujqësore dhe ku ka më mirë nga ara, direkt e tek furra”, tha Balluku, teksa vizitonte furrën e bukës së Dines në Lushnjë. Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, nisën nga Lushnja turin e prezantimit të sistemit të ri të faturimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Një nismë e arritur me dakordësinë e të gjithë aktorëve, dhe që do të vijojë të mbrojë subjektet duke mos rritur kostot e tyre, e për pasojë as çmimet. Sipas sitemit të ri, çmimi do të jetë 7.6 lekë/kilovat-orë për subjektet që kanë vetëm furrë buke. 9.5 lekë/kilovat-orët për subjektet që kanë furrë buke, por tregtojnë dhe produkte pastiçerie. 12 lekë/kilovat-orë për subjektet që kanë furrë buke, tregtojnë produkte pastiçerie, si edhe funksionojnë si bar-kafe. Gjatë takimeve të zhvilluara Balluku theksoi se ky është një çmim i subvencionuar dhe që ofron një konkurrencë të drejtë, pasi prej kohësh ka patur një shqetësim nga furrat e bukës, ku si furrat e bukës, ashtu dhe furrat e bukës me pastiçeri e bar-kafe kanë patur të njëjtin çmim energjie. Balluku shtoi se po të krahasohet me sot, furrat e bukës me pastiçeri do të paguajnë më pak, ndërsa nënvizoi se tarifat e propozuara do të hyjnë në fuqi në muajin maj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë