BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Ekonomia

Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë, zbardhet strategjia e re 2024-2030, pritet të rritet vlera dhe rishikimi i sistemit të pikëzimit

Skema e ndihmës ekonomike pritet të ndryshojë, zbardhet

Përballë çmimeve që vijojnë të rriten dhe kostove të shtuara të jetesës, ndihma ekonomike është e pamjaftueshme. Ky fakt pranohet edhe nga vetë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila propozon ndryshim të kësaj skeme, duke iu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Në Strategjinë Kombëtare 2024-2030, thuhet se pavarësisht rritjeve ndër vite të vlerës së ndihmës ekonomike, përsëri ajo mbetet e pamjaftueshme për të shmangur rrezikun për të qenë i varfër. “Pagesa e Ndihmës Ekonomike rezulton ende e ulët në raport me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale. Ndikimi i programit të ndihmës ekonomike në reduktimin e rrezikut nga varfëria është i kufizuar”, thuhet në strategji.

Formula

Në fund të vitit 2021 ishin më shumë se 622 mijë qytetarë shqiptarë jetonin në prag të kufirit për të qenë i varfër. Që një person të konsiderohet në prag rreziku varfërie, duhet të ketë të ardhura vjetore jo më shumë se 191.7 mijë lekë ose 15 mijë lekë në muaj. Ndërsa përfitimet që jep skema kombëtare e ndihmës ekonomike janë shumë më të ulëta, pasi pagesat mujore variojnë nga 1800 lekë deri në 9900 lekë për familje, jo për individ. Po ashtu sipas strategjisë duhet të ndryshojë edhe formula e pikëzimit, pasi është arritur në përfundimin që nuk identifikon të gjithë nevojtarët. “Vlerësimet tregojnë që formula e pikëzimit nuk i përgjigjet sa duhet kontekstit ekonomik dhe social aktual duke u paraqitur e vjetërsuar për sa i përket kritereve të kualifikueshmërisë të parashikuara në të. Mos zbulimi i formës së qartë të formulës së pikëzimit krijon probleme për transparencën si dhe ndikon që vlerësimi i efektshmërisë së formulës së pikëzimit të jetë i cunguar në aspektin e shënjestrimit. Koeficientet e formulës së pikëzimit vlerësohen të jenë të vjetërsuar për shkak të ndryshimit të kushteve materiale dhe sociale krahasuar me kohën kur u aprovua ky instrument”, thuhet në strategji.

Hynë në lojë edhe pushteti vendor

Po ashtu një tjetër pikë ku duhet ndërhyrë është edhe tek mundësia që ka pushteti vendor për të mbështetur këto familje në nevojë. “Përqendrimi rajonal i varfërisë në zona ku pushteti lokal ka mungesë të hapësirave fiskale për mbështetje me fonde të veta si dhe mundësi të ulta punësimi dhe shërbimesh kërkojnë një sistem të diferencuar mbështetjeje mbështetur në kontekstin lokal”, vijon më tej strategjia. Në strategji thuhet se pavarësisht të gjitha përpjekjeve, duke përfshirë edhe punësimin e të rinjve në moshë pune, vetëm 3% e popullsisë u nxor nga rreziku i varfërisë. Aktualisht buxheti që shkon për ndihmën ekonomike është 0.3% e PBB dhe në vitin 2022 mbështeti 64 mijë familje me 226.530 individë? anëtarë.

SKEMA AKTUALE JEP

-1800 lekë për familjet me një të rritur

-3,060 lek për familjet me dy të rritur

- 4,320 lek për familjet me 3 të rritur

- 5,580 lek për familjet me katër të rritur

- 2,700 lek për familjet me një të rritur dhe një fëmijë

- 3,960 lek për familjet me dy të rritur dhe një fëmijë

- 4,860 lek për familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë

- 5,760 lek për familjet me dy të rritur dhe tre fëmijë

- 9,900 lekë në muaj për gratë e trafikuara dhe viktimat e dhunës në familje

- Shuma maksimale e ndihmës ekonomike është vendosur në masën 150 për qind të pensionit social.

SHTESA PËR FAMILJET ME NDIHMË EKONOMIKE:

- kompensim për konsumin e energjisë? elektrike

- subvencionimi 300 lekë për çdo fëmijë deri në moshën 15 vjeç që ndjek shkollën

- kompensimi me 110 lekë për çdo vaksinim të kryer

- 100 lekë shtesë për fëmijë në muaj për familjet me trinjakë?, katërnjakë dhe pesënjakë