BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Ekonomia

Skema Kombëtare në Bujqësi, ministja Denaj dhe Gjiknuri prezantojnë risitë dhe masat mbështetëse për fermerët

Skema Kombëtare në Bujqësi, ministja Denaj dhe Gjiknuri

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, së bashku me drejtuesin politik për Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, prezantuan gjatë një takimi me fermerë të Elbasanit masat mbështetëse dhe risitë e Skemës Kombëtare Mbështetëse në Bujqësisë 2024.

Gjiknuri tha se në fokus të mbështetjes së qeverisë qëndron bujqësia, si sektori me të cilin shumë njerëz kanë të lidhur jetën e tyre. “Falë subvencionimit shihet se po rritet sipërfaqja e mbjellë, serrat, prodhimi bujqësor dhe interesi i fermerëve, por natyrisht që ka dhe sfida që vijnë nga demografia mungesa e infrastrukturës, por që mund të përballohen më mirë dhe në bashkëpunim me qeverinë”, tha ai.

“Bujqësia është një sektor i rëndësishëm dhe Shqipëria turistike nuk mund të kuptohet pa bujqësi sektor që ne do ta mbështesim gjithnjë e më shumë”, tha Gjiknuri.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje se kohë pas kohe në këtë rajon shihet progresi që është bërë, por natyrisht ka ende punë për të bërë akoma.

“Skema Kombëtare e vitit të kaluar pati një fond prej 51 milionë usd dhe përfituar 65 mijë fermerë të cilët sot janë të parët që duhet të aplikojnë në skemën kombëtare 2024 prej datës 27 mars. I bëj thirrje 65 mijë fermerëve dhe blegtorëve që për tri javë rresht të bëjnë bashkë të gjitha kushtet për të cilën kjo skemë kërkon të japë edhe më shumë se vitin e kaluar”, tha Denaj.

Ministrja theksoi se “përmes bashkimit të qëndrueshëm, masa e përfitimit është maksimale për fermerët”.