BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Ekonomia

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, ngrihet edhe Qendra Qeveritare e Sigurisë Kibernetike “Gov-Soc”

Strategji Kombëtare për Inteligjencën Artificiale, ngrihet edhe

Shqipëria pritet të hartojë për herë të parë brenda këtij viti një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale. Në Fletoren Zyrtare është publikuar Dokumenti i Politikave Prioritare 2025-2027, ku përcaktohen hapat që do të ndërmerren. Ky sektor do të zhvillohet duke pasur parasysh një akses më të lehtë dhe më të lartë në teknologjitë digjitale si në aspektin gjeografik ashtu dhe në atë financiar, aftësitë digjitale të të gjithë grupmoshave përfshirë personat e moshës së tretë që ndeshen me më tepër vështirësi, mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë për forcimin e sigurisë kibernetike. Me qëllim përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtës së të dhënave pas sulmeve të vazhdueshme që kanë shoqëruar portalet qeveritare, por jo vetëm, është parashikuar ngritja e një Qendre Qeveritare të Sigurisë Kibernetike të quajtur ndryshe Gov-Soc. Kjo qendër do të kryejë monitorimin dhe reagimin e aktiviteteve në rrjetin qeveritar duke u bazuar në metodat e përdorura nga Microsoft. Vendi ynë tashmë është bërë pjesë e programit të Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale”, me qëllim transformimin e plotë digjital dhe po synon përdorimin e inteligjencës artificiale në shumë fusha, përfshirë edhe përshpejtimin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së. Ky lajm vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale ka pushtuar teknologjinë dhe çdo shtet po miraton një kuadër ligjor që rregullon veprimtarinë e përdorimit të inteligjencës artificiale, krahas investimeve që po bëhen në këtë fushë. Pavarësisht kësaj, shoqëria shqiptare gjendet akoma shumë larg të ashtuquajturës shoqëri Gigabit duke marrë në konsideratë hendekun e gjerë digjital ndërmjet zonave rurale dhe urbane. Prandaj, infrastruktura digjitale ne Shqipëri ka ende nevojë për shumë përmirësim.